Lumezi e Jashari flasin për të drejtat e njeriut

Kosova

Lumezi e Jashari flasin për të drejtat e njeriut

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 12:15

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti në takim pune Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari. Në takim u bisedua për sfidat, me të cilat ballafaqohen Prokurori i Shtetit dhe Avokati i Popullit, gjatë përmbushjes së kompetencave dhe mandateve kushtetuese e ligjore që kanë.

“Me theks të veçantë në këtë takim u diskutua për zbatimin e rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit nga ana e Prokurorit të Shtetit lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, të garantuara me kushtetutën e vendit, si dhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare, të zbatuara në Republikën e Kosovës”, njofton zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në njoftim shkruan se palët u pajtuan që të angazhohen në intensifikimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve, në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, zbatimit të ligjshmërisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat