Çollaku: Gjashtë rekomandime i plotësuam, dy janë në proces (Foto)

Kosova

Çollaku: Gjashtë rekomandime i plotësuam, dy janë në proces (Foto)

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 09:54

(E plotësuar) - Qeveria e Kosovës, ka plotësuar gjashtë kriteret e fundit për liberalizim të vizave dhe se ka në proces të plotësimit dhe të dy të tjera. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ishte ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku i cili tha se institucionet e vendit, janë të gatshëm të marrin përgjegjësi dhe se puna e bërë për vite me radhë sa i përket liberalizimit të vizave, do të kurorëzohet me sukses.

Lëvizja pa viza e qytetarëve të Kosovës sipas Çollakut është një gjë e munguar prej vitesh në mënyrë krejtësisht të padrejtë. Mirëpo u shpreh i sigurt që kjo do të ndodh gjatë këtij viti dhe për këtë Çollaku tha se nuk ka as më të voglin dyshim.

Ai po ashtu pohoi se pritet vlerësim pozitiv nga KE-ja për liberalizmin e vizave, ndërsa pas këtij vlerësimi do të pasojë edhe vizita e komisionerit Avramopulos, e cila, pritet të ndodhë gjatë këtij muaji.

Çollaku: Gjashtë rekomandime i plotësuam, dy janë në proces

“Qeveria e Kosovës i ka plotësuar me kohë edhe ato tetë rekomandime, të cilat kanë qenë si të identifikuara si jo plotësisht të plotësuara në raportin e fundit. Që nga ajo kohë ne kemi punuar shumë bashkërisht me të gjitha institucionet përkatëse, që janë pjesë e përmbushjes së këtyre tetë rekomandime. Me saktësi mund t’ju konfirmoj se nga tetë rekomandimet, gjashtë prej tyre janë plotësuar në tërësi. Ndërsa dy nga to për shkak të vetë natyrës, janë në proces të plotësimit të plotë. Njëra ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Dhe çështja tjetër është krejtësisht teknike, që nuk ka qenë asnjëherë kriter por është futur si rekomandim në raportin e fundit, është vendosja në një ndërtesë permanente e Avokatit të Popullit”, pohoi Çollaku.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës Ibrahim Makolli është emëruar si kryetar i delegacionit për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, që do të zhvillohen me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Në mbledhjen e sotme po ashtu është miratuar propozim - vendimi për sigurimin e buxhetit për angazhimin e ekspertëve për studime rasti, lidhur me përvojat ndërkombëtare, në rastet e ngjashme me Ndërmarrjen “Trepça”, në shumë prej 15 mijë euro.

Çollaku: Na kanë mbetur edhe dy kritere të papërmbushura

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se janë përmbushur gjashtë nga tetë kriteret e mbetura për liberailzimin e vizave, derisa ka raportuar pranë Qeverisë lidhur me këtë çështje.

Kriteret e papërmbushura sipas tij, janë kërkesat e paraqitura enkas për Kosovën që më parë s `kanë qenë, të cilat janë Demakaracioni i kufirit me Malin e Zi dhe objekti i Avokatit të Popullit.

“Për Zyrën e Avokatit presim që të dyja palët të jenë të arsyeshme dhe të mos ketë presioni mbi asnjërën palë” ka theksuar ai.

Ndërkaq, sa i përket Demarkacionit, Ministri i Integrimit Evropian deklaroi se kjo çështje nuk është pengesë për marrjen e rekomandimit për vizat.

Qeveria angazhon ekspertë për “Trepçën”

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për angazhimin e ekspertëve lidhur me studimet e reja që do të bëhen në ndërmarrjen “Trepça” bazuar në përvojat ndërkombëtare të ngjashme me kombinatin.

Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se është e nevojshme një gjë e tillë dhe se ekipi që do të angazhohet do të kryej studimet e duhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat