Sahatqija: Vizat hiqen këtë vit (Video)

Kosova

Sahatqija: Vizat hiqen këtë vit (Video)

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 00:21

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel ka treguar rreth vizitës së Komisionit për Integrime Evropiane në Bruksel.

“Në Bruksel vizituam edhe zyrën e cila merret drejtpërdrejt me liberalizim të vizave, të cilët na kanë thënë se janë në fazën e shqyrtimit të informatës të cilën Ministria e Integrimeve e ka dërguar në lidhje me tetë kriteret shtesë të cilat kanë dalë”, ka thënë ajo, duke shtuar se në shkurt do të vije një mini-mision i cili do të analizojë gjendjen.

“Nga Brukseli morëm mesazhe shumë pozitive dhe kanë treguar që janë jashtëzakonisht të angazhuar dhe se besojnë që liberalizimi i vizave do të realizohet brenda këtij viti”, ka deklaruar Sahatqija.

Ajo ka folur edhe për vendosjen e Avokatit të Popullit në një objekt tjetër që është kriter i paplotësuar për liberalizim të vizave.

“Mendoj që është e padrejtë prej Gjykatës Kushtetuese e cila vazhdon të jetë kriter në vazhdimësi i mos përmbushjes dhe detyrave tona. Mmendoj që Qeveria më nuk duhet të merret me Gjykatën Kushtetuese, por Qeveria duhet të gjejë një hapësirë për Avokatin e Popullit. Kam informacione se Qeveria është duke bërë përpjekje që gjatë këtij muaji ta siguroi objektin e Avokatit të Popullit”, ka thënë deputetja Sahatqija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat