Vetëvendosje: Qeveria po i nënshtrohet interesit të “Contour Global”-it

Kosova

Vetëvendosje: Qeveria po i nënshtrohet interesit të “Contour Global”-it

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 19:56

Gjendja e rëndë e sektorit energjetik në Kosovë bëri që Lëvizja Vetëvendosje të organizoj tryezë të hapur për të diskutuar për problemet dhe pavendosmërinë për gjetjen e një mënyrë për të zgjidhur problemin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë.

Në këtë tryezë është prezantuar një analizë krahasuese në mes të këtyre dy termocentraleve, ku janë paraqitur përparësitë e rindërtimit të Termocentralit Kosova A, krahas ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re.

Lëvizja Vetëvendosje kritikoi pushtetin, pasi sipas folësve në tryezën e sotme, në mënyrë aspak serioze, madje manipulative, Qeveria po merr vendime politike për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike duke iu nënshtruar interesit dhe fitimit të një kompanie private si Contour Global.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tha se gjendja në sektorin e energjisë po rëndohet akoma më shumë. Sipas tij, ato që po ndikojnë drejtpërsëdrejti në rëndimin e gjendjes në sektorin e energjetikës janë privatizimi i rrjeteve të distribuimit dhe furnizimi i energjisë elektrike në vitin 2012. Ndërsa, sa i përket marrëveshjes së fundit energjetike mes Kosovës dhe Serbisë, Ymeri tha se në këtë mënyrë po legalizohet ndërhyrja ilegale e Serbisë brenda këtij sektori, si dhe uzurpimi i aseteve të shpërndarjes.

Ymeri: Marrëveshja energjetike me Serbinë legalizon ndërhyrjet e Serbisë

“Janë tri çështje të cilat po ndodhin kohëve të fundit drejtpërsëdrejti në sektorin e energjetikës: privatizimi i rrjetit të distribuimit dhe furnizimi me energji elektrike në vitin 2012, kompani kjo që kaloi në menaxhim privat në vitin 2013, rezultatet dhe efektet negative të së cilës po i ndien vazhdimisht. Çështje tjetër është marrëveshja e fundit e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë për sa i përket energjetikës, se, përveç që e ndanë tregun e energjetikës në gjysmë, po ashtu, e legalizon ndërhyrjen e tashme ilegale të Serbisë me strukturat e saja se sektorin e energjisë dhe uzurpimin që Serbia ia ka bërë aseteve të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në Kosovë”, tha ai.

Dhe, si arsye e tretë Ymeri tha se është diskutimi, negociimi dhe marrëveshja eventuale që Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, pritet ta nënshkruaj me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Ymri kujton se bëhet fjalë për një termocentral me kapacitet prodhimi prej 2.100 Megavatësh, i nënshkruar nga shumë përfaqësues, si nga shoqëria civile, nga partitë politike dhe nga organizata të tjera politike në Kosovë.

Sipas Ymerit, Qeveria Thaçi II kishte nxjerr një vendim pa e prekur fare strategjinë energjetike të Kosovës, pa e riduskutuar dhe rimiratuar atë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, Ymeri deklaratat e Qeverisë i quajti false, pasi sipas tij, më shumë i ngjajnë deklaratave paraelektorale se sa që janë serioze.

Ymeri: Deklaratat e Qeverisë , më shumë elektorale se serioze

“Kjo normë e kthimit është tepër e lartë dhe gati se me siguri me llogaritje matematikore do të dërgoj rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Duhet të themi se kjo është qartazi deklaratë false e cila i ngjanë shumë deklaratave paraelektorale të partive që aktualisht i kemi në koalicionin qeverisës. Duket se nuk ka pikë serioziteti e as njohurie në atë se si do të duhej të trajtohej projekti në përgjithësi dhe ndikimi që do të ketë tek qytetarët”, tha Ymeri.

I pari i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se përkundër deklarimeve fillestare të Qeverisë se tarifat e konsumatorëve do të jenë më të ulëta krahasuar me cilindo projeksion tjetër, organizata KOSIDENT ka bërë analizat të cilat rezultojnë se diku rreth 50% çmimi i energjisë elektrike do të rritet.

Ai tha se vetëm atëherë ka reaguar Qeveria e Kosovà «s, me një deklaratë nga ministri për Ekonomi, Blerand Stavileci, cili tha se rritja nuk do të jetë 50%, por do të jetë për 28%.

Ndërsa, Nagip Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ajo që më shumë do të fokusohet VV-ja, janë alternativat e furnizimit si dhe përparësitë që ka projekti. Krasniqi tha se kapaciteti gjenerues i Kosovës së Re është planifikuar të jetë 500 Megavat, përderisa me rindërtimin e Kosovës A parashihet, 1 bllok prej 125 megavat, ndërsa 3 blloqe prej nga 230 megavat.

Ai tha se kostoja e përgjithshme për Kosovën e Re, sipas Qeverisë, është paraparë të jetë diku rreth 1.04 miliardë euro. Sipas tij, kur krahasohet me 500 Megavat kapacitet, çmimi për Megavat llogaritet të jetë diku rreth 2.083 milionë euro, përderisa projekti i rindërtimit të Kosova A, kostoja e përgjithshme del diku 902 milionë euro dhe çmimi për Megavat del diku 1.095 milionë, tha Krasniqi.

Krasniqi: Ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re do të paguhet nga tarifat e energjisë te paguara nga konsumatorët

“Ajo që vlen të theksohet është që ndoshta është impakti më i madh është efekti në tarifa. Gjithë kjo kosto e ndërtimit të këtij termocentrali Kosova e Re eventualisht do të paguhet me tarifat e energjisë të cilat ne do t’i paguajmë si konsumatorë dhe normalisht që kosto më e madhe nënkupton edhe rritjen shumëfish më të madhe tarifave të energjisë elektrike. Pëderisa në alternativen e rindërtimit të termocentralit Kosova A ndikimi do të jetë ose minimal ose pa ndikime që përshembull shteti vendos që norma e kthimit të jetë zero”,tha ai .

Krasniqi tha se gjatë kohës kur shfaqet mungesë për energji elektrike për shkak të zgjatjes së ndërtimit të termocentralit Kosova e Re, atëherë dikur mungesa e energjisë do të jetë rreth 1200 Megavat në orë.

Sipas tij, nëse kjo kalkulohet mbi disa parashikime, shihet që kjo do të jetë deri në 600 mijë Megavat orë për vit.

Nagip Krasniqi tha se Kosova A parashihet të bëhet duke i përmbushur të gjitha standardet ambientale të BE-së, por sipas tij, kjo gjë nuk do të jetë shumë problematike pasi që Kosova e Re i përmbush standardet ambientale, ndërsa Kosova A nuk jo.

Krasniqi: Kosova A parashihet të bëhet pasi të përmbush standardet e BE-së

“Ndërtimi i Kosovës A parashihet të bëhet duke përmbush të gjitha standardet ambientale të BE-së, kështu që nuk është se do të jetë ndonjë problematikë në kuptimin që Kosova e Re i përmbush standardet përderisa Kosova A jo. Në këtë kuptim të dyjat do të kenë të njëjtin efekt. Shumica prej juve e dini që një shumë prej 45 milionë euro kanë qenë të ndara nga Bashkësia Evropiane për dekomisionimin e Kosovës A. Normalisht, që këto mjete me rinegocim mund të rievidentohen ne financimin e Termocentralit të ri duke thënë që duke i marrë parasysh që Qeveria e ka marrë përsipër dekomisionimin e Kosovës A pas përfundimit të jetëgjatësisë së tij”, shtoi Krasniqi.

Në këtë tryezë diskutimi morën pjesë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile të cilët kundërshtuan marrëveshjen me kompaninë Contour Global dhe përkrahen idenë për rindërtimin e Kosova A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat