KQZ shënoi Ditën Globale të Zgjedhjeve

Kosova

KQZ shënoi Ditën Globale të Zgjedhjeve

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 18:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënoi Ditën Globale të Zgjedhjeve, e cila mbahet çdo të enjte të parë të muajit shkurt.

“Gjatë kësaj dite, në komunat e Republikës së Kosovës, u mbajtën ligjërata me përfaqësues të organizatave rinore dhe të maturantëve lidhur me rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në zgjedhje. Dita Globale e Zgjedhjeve shënohet në shumë shtete të botës që nga viti 2005 kur ekspertët e zgjedhjeve nga e gjithë bota morën pjesë në Konferencën Globale me Zyrtarët e Zgjedhjeve në Hungari. Nëpërmjet kësaj konference ata dërguan mesazhin lidhur me nevojën jetike për të forcuar procesin e zhvillimit demokratik në të gjithë botën”, thuhet në njoftimin për media.

Shënimi i kësaj dite edhe në Kosovë, shpreh përcaktimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të vazhduar me përkushtim realizimin e misionit dhe detyrave që ka KQZ-ja si institucion i pavarur.

Gjithashtu, shënimi i kësaj ngjarjeje është e një rëndësie të veçantë për KQZ-në, për të promovuar mesazhe pozitive duke pasqyruar funksionin dhe përgjegjësinë për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Kjo është hera e katërt që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat