Burri i Albulena Haxhiut i kundërpërgjigjet Ganimete Musliu: Mos u bëftë puna me dal kaçak

Kosova

Burri i Albulena Haxhiut i kundërpërgjigjet Ganimete Musliu: Mos u bëftë puna me dal kaçak

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 22:25

Alban Krasniqi, burri i deputetës së Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiut i është kundërpërgjigjur deputetës së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliut.

Në kundërpërgjigjen Krasniqit thuhet se mos u bëftë puna me dal kaçak se pastaj vet Drenica ka me ta tregu vendin ty dhe bandës suaj që e keni rrjep e përdhunu Drenicën qe 16 vjet.

“Ganimete Zajednica njehere më njohu dhe pati respekt për mua por çuditërisht pak më vonë e ndërroj mendjen. Tipike për nivelin që kane klika tyre.
Ganja siç e din më njeh shumë vite më parë kur i kam dhënë leksione për demokracinë që ajo me bashkpartiakët e saj tani po e rrënon që në filizat e saj të para.

Jam krenar që rrugëtimin tim jetësor e politik e ndaj me Lenën gruan dhe shoqen time. Ti Gane dhe ca kriminelë me petk politik e policor edhe ferkoni duart të eliminoni politikisht e fizikisht ata që sot ju zhveshin lakuriq turpin tuaj prej bukpërmbysesish, shkelësish të idealeve dhe shitësish të Kosovës. Mos u befte puna me dal kaçak se pastaj vet Drenica ka me ta tregu vendin ty dhe bandes suaj qe e keni rrjep e perdhunu Drenicen qe 16 vjet.

Shume ushtare e komandante e bile edhe themelues te UÇKse tashmë jo që ju kanë braktisë por edhe po mobilizohen që Drenica dhe Kosova mos të shkoj dëm shkaku i ca matrapazëve që i keni në partinë tuaj që skan lënë gja pa ba e pa vjedh në emër të luftes, pas luftes. Drenica ka dijtë mu ngritë mbi dhe kundër horrave si puna juaj.

Sheshi Adem Jashari do te behet dhe shtatore do te ngriten por jo më,kurrë më duke vjedhur ne emer te tyre siç ka bere klika juaj kriminale. Jo më duke përmend luftën e UÇKsë e emrin e Jasharajve të sillni Zajednica,të perndjekni UÇKnë me Gjykata Speciale,të falni toka përmes demarkacioneve,te privatizoni e plaçkitni pasurinë e vendi tonë.
Pse nuk e ngritet ndonje shtatore para qeverise qe 16 vjet sa jeni. Pse?
Pse nuk shkoni dot te familja Jasharaj,pse?

Tani tregoju votuesve të tu se sa marrëveshje me Serbinë i ka nënshkru shefi juaj,pse ia fali 10 mijë hektar Malit të Zi, pse e vratë Dino Hasanajn, pse e shitët KEKun që kishte vlerë prej 400 milion euro vetëm për 26 milion, Kush nga PDK ka shku në Rashke me e nënshkru koalicionin me Listen Serbe dhe çka janë marrë vesh? Tregoju se qysh u ba qe derisa vendi po varferohet, nje pjese e madhe partiakeve tuaj bashke me familjarët dhe akrabatë e tyre janë bërë multimilionerë.
Dhe për fund duhet ta kuptosh Gane që UÇKja nuk është as pronë as plaçkë e PDKsë por vlerë dhe pjesë e pandashme e çdo rrugëtimi politik të cilën ju veç e keni shfrytëzu dhe braktisë bile i jeni kthy kundër.

Sa për ca që të qenit në UÇK e marrin si kredit dhe të drejtë me zhvatë e dhunu vendin e me sha njerëz u them me modesti që familjarisht vet i 5 kam qenë një ushtar i thjeshtë i UÇKsë , në shtëpin time kanë qenë e janë stehuar e janë ushqyer me bukën e gatuar nga gjyshja dhe nëna ime shumë nga komandantë dhe themelues të UÇKsë dhe shumë nga trima të UÇKsë nga Drenica që klika juaj kriminale i ka margjinalizuar e fyer.

Andaj pikërisht duke i njohur ata trima dhe duke besuar në qytetarët aktivë besoj thellësisht që koha juaj po merr fund. Koha e popullit po vjen”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat