Luta kujton dy vjetorin e fitores plebishitare...

Kosova

Luta kujton dy vjetorin e fitores plebishitare...

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 22:06

I pari i Komunës, z. Lutfi Haziri ka thënë se, gjatë kësaj periudhe kohore kemi qeverisur me duar të pastra e me dyer të hapura për qytetarët tanë gjilanas dhe më gjerë, duke vendosur disiplinë të ashpër buxhetore dhe dietë të ashpër në shpenzime, ka shkruar Lutfi Haziri.

Ndërtuam qindra kilometra rrugë me asfalt e rrugë të rendit të tretë, sikur edhe qindra kilometra kanalizim e rrjetë të ujësjellësit. Jo vetëm kaq. Këtë rrugë do ta vazhdojmë dhe nuk do ta ndalim për të mirën e qytetarëve tanë. Kështu, sivjet edhe bujqit përfituan miliona euro subvencione.

Kemi pasur rezultate fantastike në arsim, shëndetësi e segmente të tjera të jetës e punës. E kemi zbukuruar Gjilanin, jo veç me drita, por edhe me punë të hajrit. Ju faleminderit edhe njëherë për besimin e dhënë! Kam me qenë gjithmonë Luta i Juaj, ka shkruar Haziri në fb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat