​Kurteshi: Dje u bënë shumë shkelje

Kosova

​Kurteshi: Dje u bënë shumë shkelje

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 17:04

(E plotësuar)- Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar fuqishëm përjasthimi9n e opozitës dje nga seanca plenare që u mbajt vetëm nga deputetët e koalicionit PDK-LDK.

Anëtarë të kësaj Lëvizje sot në një konferencë për media, kanë thënë se do të tentohet që në seancat e radhës të jenë të pranishëm.

Anëtarja VV-së, Aida Dërguti, tha se është e papranueshme për pozitën suspendimi afatgjatë që iu është bërë . Ajo tha se opozita do të vazhdojë me kundërshtimet e tyre duke mobilizuar edhe qytetarët duke theksuar, që do të ketë edhe protesta.

Dërguti tha se opozita e bashkuar do të mbrojë vendin nga anarkia të cilën po e prodhon shteti Mustafa-Thaçi.

Dërguti: E papranueshme suspendimi i opozitës, do të ketë edhe protesta

“Opozita e bashkuar do t’i intensifikojë veprimet e saj, veçanërisht me qytetarët e bashkë me ta do të shkojmë deri në fund mbrojtjes nga anarkia që po prodhon shteti Mustafa-Thaçi...Ne do të vazhdojmë të intesifikojmë veprimet tona, si opozitë e bashkuar duke mobilizuar edhe qytetarët për kundërshtimin tonë, që nënkupton që do të ketë edhe protesta. Por, gjithsesi për ne është e papranueshme suspendimi që na u është bërë apo çfarëdo mundësie për suspendim afatgjatë, e cila është e kundërligjshme. Ne do të veprojmë në përputhje me mandatin tonë, sepse ne nuk jemi të zgjedhurit e Kryesisë së Kuvendit, e as të shumicës parlamentare ne jemi të zgjedhurit e qytetarëve të cilët na kanë besuar votat për të qenë në sallën e kuvendit dhe ne do të insistojmë të hymë sa herë që ka seanca”, tha Dërguti.

Dërguti gjithashtu tha se kontrollet e bëra deputetëve të Kuvendit të Kosovës, janë poshtëruese.

Ajo madje tregoi se edhe pasi ishte kontrolluar duke hyrë brenda, ishte ndaluar përsëri për kontroll, kur ajo ishte duke dalë nga tualeti, e që kjo është e papranueshme për të.

Anëtari më i ri i Lëvizj es Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka thënë se ajo që ka ngjarë dje është përmbysje e sistemit kushtetues të Kosovës.

Kurteshi: Në Kuvend janë bërë një varg shkeljesh

“Në Kuvend janë bërë një varg shkeljesh, shkeljesh të rënda që japin kuptim kësaj përmbysje. Për këtë ata nuk e kanë asnjë dokument bazë në Republikën e Kosovës që ju jep të drejtën për përjashtimin e opozitës, as kurrfarë Ligji, as kurrfarë rrethanash, sepse nuk është e parapri as në ndonjë rrethanë ku mund të përjashtohet opozita në një sistem demokratik. Janë shkelje tjera, urdhri për futjen dhe bllokimin e hapësirave të Kuvendit, dhe njësitë speciale, forcat tjera policore që nuk janë njësi speciale, policët civil, me të cilët me të cilët ka qenë i mbushur komplet Kuvendi”, tha Kurteshi.

Kurteshi madje ka thënë se elita politike, e përbërë nga Isa Must afa, Hashim Thaçi, dhe Kadri Veseli, po e zhytin Kosovën në një anarki të paparë, pasi që sipas tij në Kosovë nuk po vepron më asnjë hierarki institucionale.

Kurteshi: Kjo elitë politike po e zhyt Kosovën në një anarki të paparë

“Përfundimisht kjo elitë politike, apo jo klik politike si të doni quajeni, e përbërë nga Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, po e zhytin Kosovën në një anarki të paparë. Këtu nuk vepron më në Kosovë as një hierarki institucionale, nuk është duke funksionuar sistemi si i tillë, ka një shkatërrim total të policisë dhe një ndarje në bërthama të caktuara të policisë që kontrollohen nga individ caktuar politik”, ka thënë Kurteshi.

Në seancën e Kuvendit, janë miratuar një mori projektligje dhe raporte të agjencive të pavarura. Gjithashtu në këtë seancë është votuar për anëtaren e Gjykatës Kushtetuese.

***
Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi ka thënë se ajo që ka ngjarë dje është përmbysje e sistemit kushtetues të Kosovës.

“Në kuvend janë bërë një varg shkeljesh, një është vendimi ilegal i kryetarit Veseli, nënkryetarit Sabri Hamiti e Xhavit Haliti për suspendimin e opozitës. Për këtë ata nuk kanë asnjë dokument bazë që iu jep këtë të drejtë dhe asnjë rrethanë ku mund të suspendohet opozita në një sistem demomratik”, ka thënë Kurteshi.

Sipas tij janë edhe forcat policore, me të cilat ka qenë i mbushur Kuvendi, kontrollet, sulmet fizike dhe ndalesat për të lëvizur lirshëm në Kuvend nga policia.

Kurteshi më pastaj tha se shkelje është edhe arrestimi i deputetëve të Kosovës, dhe mbajtja e seancës pas suspendimit të opozitës.

“Kjo futje e policisë në këtë mënyrë është një ndër rastet e rralla po në histori njihet vetëm në Gjermaninë naziste. Kjo elite politike e përbërë nga Mustafa, Thaçi e Veseli po e zhytin Kosovën në një anarki të paparë. Këtu nuk është duke funksionuar sistemi”, tha Kurteshi.

E Aida Dërguti, thotë se do të vazhdojnë me mobilizimin e qytetarëve për kundërshtimet dhe protestat që do të organizojnë në të ardhmen.

“Ne do të veprojmë me përputhje me mandatin tonë, se ne jemi të zgjedhurit e qytetarëve dhe jo të kryesisë së kuvendit dhe ne do të vazhdojmë të insistojmë të hymë në seancë”, tha Dërguti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat