​Qeveria propozoi anëtarët e Bordit të Kompanisë së Ujitjes “Drini i Bardhë” në Pejë

Kosova

​Qeveria propozoi anëtarët e Bordit të Kompanisë së Ujitjes “Drini i Bardhë” në Pejë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 16:58

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së saj të e sotme ka miratuar vendimin për t’i propozuar Kuvendit emërimin e drejtorëve në Bordin e Ndërmarrjes Publike Kompania e Ujitjes “Drini i Bardhë”, Shoqëria Aksionare në Pejë.

Për bordin e kësaj kompanie, Qeveria ka propozuar Rexh Abazin kryesues, ndërsa për anëtarë Bekë Malushi, Beqë Hadergjonaj, Naim Tahiri, Demë Ceta, Ali Gacaferri.

Për shkak se në këtë mbledhje nuk ishte i pranishëm zëvendëskryeministri Kujtim Shala, në emër të zyrës së kryeministrit këtë projektligj e prezantoi ministri i Ministrisë i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, i cili ftoi anëtarët e kësaj mbledhje të miratojnë këtë projektligj.

Sipas Abrashit, pas aprovimit në Qeveri të këtij propozim-vendimi, të emëruarit kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me Ligjin për Ndërmarrje Publike dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat