Zafir Berisha: Dje në sallën e Kuvendit ishte milicia private e Hashim Thaçit

Kosova

Zafir Berisha: Dje në sallën e Kuvendit ishte milicia private e Hashim Thaçit

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 14:14

Deputeti i “Nisma Për Kosovën”, Zafir Berisha, ka theksuar se situata e “nxehtë” që ka mbizotëruar dje në Kuvendin e Kosovës është pasojë e udhëheqjes banditeske që po e bënë Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Ai ka theksuar se ata do të vazhdojnë të dalin në mbrojtje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendit, duke shtuar se “milicia private e Hashim Thaçit ka hyre dje në sallën e Kuvendit, për t’i penguar deputetët e opozitës”.

“Kjo që po ndodh aktualisht në Kosova, është kulmi i poshtërsive që po i bohet vendit. Ne e dimë shumë mirë që Gjykata Kushtetuese është e kapur, madje dje ia shtuan edhe dy njerëz partiak këtij institucioni me imazh të dëmtuar”, ka thënë Berisha.

Ndërsa, i pyetur rreth asaj se pse më tepër e kritikon shefin e Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaci dhe jo Kadri Veselin, ai ka thënë se këtë e bën jo pse Veseli është më i mirë se këta të dy, por se Mustafa dhe Thaçi, sipas tij, po i japin mbështetje poshtërsive që po ndodhin në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat