Kodheli lut opozitën në Kosovë që të mos marr shembull Shqipërinë (Foto/ Video)

Lajme

Kodheli lut opozitën në Kosovë që të mos marr shembull Shqipërinë (Foto/ Video)

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 10:54

(E plotesuar) - Veprimet e opozitës në Kosovë të cilët po kundërshtojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe demarkacionin me Malin e Zi, nuk po i pëlqejnë as Ministres së Mbrojtjes në Shqipëri Mimi Kodheli. Kjo e fundit, thotë mos të merret si model shteti ku ajo udhëheq një ministri (Shqipëria).

Dialogu po del të jetë rrugë e zgjidhjes për gjendjen që është krijuar në Kosovë edhe sipas ministres Kodheli.

Kjo e fundit u deklarua në këtë formë gjatë një vizite që pati sot në Kosovë ku u takua me homologun e saj Haki Demolli.

Ajo rikujtoji Shqipërinë para 25 viteve, duke thënë se Kosova mund të marr shembull, dhe të mos i përsëris gabimet e tyre.

Kodheli: Mësoni nga gabimet tona, dhe rrugëtimi juaj do të jetë më i lehtë

“Ndamë të njëjtin mendim se duhet të orientohemi drejt dialogut politik dhe zgjidhjeve politike që dalin nga negocimi. E vetmja rrugë për të gjetur zgjidhje është tavolina e bisedime dhe angazhimi në Kuvend gjuha e rrugës nuk do të mund të zgjidh asnjëherë çështjet e hapura... më lejoni të ju rikujtoj dhe rikthej në vëmendjen tuaj ju keni fatin të gjykoni mbi a të çka Shqipëria ka bërë këto 25 vite nga pikëpamja politike, mos i bëni gabimet e shqiptarëve, besoj që duhet të mësoni nga gabimet tona, dhe në këtë mënyrë rrugëtimi juaj do të jetë më i sigurt dhe nuk do të zgjatë në kohë aq sa rrugëtimi ynë drejtë këtyre strukturave , ne jemi këtu për ta mbështetur dhe ushqyer këtë dialog”, tha Kodheli.

Edhe ministri Demolli tha se nuk ka zgjidhje me dhunë, por duhet që krerët politikë të ulën dhe të gjejnë një zgjidhje më të përshtatshme politike.

Kodheli u prit me nderime të larta shtetërore, e ceremoni ushtarake me të arritur në vizitë zyrtare në Kosovë.

Të dy përpos gjendjes në Kosovë folën edhe për kërcënimin global të terrorizimit dhe transformimin e FSK-në në FAK.

Kodheli është shprehur se edhe përkundër se shqiptarët janë shembull i paqes së komuniteteve fetare, kjo nuk e bënë aspak imun ndaj rreziqeve terroriste.

Ajo th a se duhet angazhim institucional i të dy shteteve për të mbrojtur qytetarët dhe vendet nga terrorizmi

Kodheli: Paqja, nuk na bënë imun ndaj terrorizmit

“Terrorizmi është bërë një kërcënim global...Shqipëria dhe shqiptarët janë një shembull i mirë i paqes ndërmjet komuniteteve fetare, por natyrisht kjo nuk na bënë aspak më shumë imune ndaj rreziqeve. Dy shtet tona duhet dhe do të angazhohen me gjithë forcën e tyre institucionale për të qenë në lartësinë e duhur të ndërveprimit tonë, me strukturat e sigurisë së vendeve aleate dhe partnere sepse kjo është e vetmja mënyrë dhe e vetmja rrugë për të mbrojtur qytetarët tanë dhe vendet tona. Terrorizmi kërkon të ndjellë panik por ne jemi këtu që të mos e lejojmë këtë”, tha Kodheli.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli tha se në takimin me homologen e saj, është konstatu ar që të dy shtetet kanë rritur nivelin e gatishmërisë për mbrojtje nga terrorizimi.

Demolli: Dy shtetet kanë ngritur nivelin e gatishmërisë për mbrojtje nga terrorizmi

“Në këtë takim u diskutua edhe për çështjen e sigurisë në të dy shtet përkatëse, pra edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, por edhe në regjion si dhe më gjerë pas valëve të aktiviteteve terroriste që kanë përfshirë Evropën perëndimore si dhe pas kërcënimeve terroriste që janë duke u bërë por edhe në regjion..Gjatë takimit u konstatua që dy shtetet kanë ngritur apo kanë rritur nivelin e gatishmërisë për mbrojtjen nga terrorizimi si dhe u tregua një gatishmëri e madhe për intensifikimin e bashkëpunimit edhe në këtë sektor. Po ashtu në takim u diskutua edhe për procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për gjendjen politike në përgjithësi në Kosovë si dhe për rretha nat politike në Kosovës dhe Shqipëri”, tha Demolli.

Ministri Demolli për kolegen e tij pati shpjegime edhe për Krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ku edhe po shpreson se kjo çështje të zgjidhjet posa të normalizohet gjendja e krijuar në Kuvend dhe të votohen ndryshimet kushtetuese.

Demolli: Kur normalizohet Kuvendi, do të kemi edhe votën e Listës Srpska për FAK-un

“Ksha dashtë të theksoj që në ndërkohë kemi pas disa kontakte me ministrat e listës Srpska që janë në qeverinë e Kosovës dhe mund të them se kemi pas disa përafrime sa I përket zhvillimeve në këtë drejtim. Mirëpo ju e dini si ndodhi në vendin tonë, që ka disa muaj që nuk kemi pas seanca të rregullta, me përjashtim të ditës së djeshme që po ashtu u mbajt me disa problem, dhe shpresojmë që në momentin kur normalizohet puna e Kuvendit, shumë shpejtë ne do të kemi edhe votën e përfaqësuesve, deputetëve nga radhët e Listës Srpska dhe procesi si I tillë do të ketë bazën e vetë ligjore”, tha Demolli.

Edhe Kodheli tha se transformimi i FSK-së në FAK, është një rrugëtim pa kthim.

Delegacioni i drejtuar nga Ministrja Kodheli, vizituan edhe Qendrën për Studime Universitare (QSU) dhe në objektin e QSU-së, në kazermën “Adem Jashari”.

* * * * *

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli ka deklaruar se e vetmja rrugë për të tejkaluar gjendjen e krijuar në Kosovë, është diskutimi në Kuvend sepse gjuha e rrugës nuk mund të sjellë zgjidhje.

Këto komente Kokdheli i bëri gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e FSK-së, Haki Demolli. Ky i fundit tha se draft ligji që mundëson transformimin e FSK në Forcë Mbrojtëse i ka shkuar Kuvendit në muajin mars por nuk ka kaluar për shkak të mos përkrahjes nga lista serbe. Ai tha se shpreson që posa të normalizohet gjendja e krijuar në Kuvend, do të votohen ndryshimet kushtetuese që FSK-në e bën ushtri.

Ministrja Kodheli dhe delegacioni i saj është pritur me nderime të larta shtetërore në Ministrinë e FSK-së. Të dy delegacionet patën një takim të përbashkët, kurse, pas takimit të dy ministrat iu drejtuar mediave duke thënë se bashkëpunimi në mes këtyre ministrive është realizuar dhe do të vazhdojë.

Kodheli tha se terrorizmi është bërë një kërcënim global.

“Dy shtet tona duhet të angazhohen për të mbrojtur qytetarët tonë. Kosova ka një target drejt Bash kimit Evropian por Kosova ka sfida të mëdha përpara, jeni duke punuar shumë por nuk është e mjaftueshme për të siguruar një rrugëtim që nuk është i thjeshtë por nuk është i pamundur”, ka thënë ajo

Sipas saj, duhet të ketë një dialog por nuk mund të ketë dialog të rrugës.

“Të mësoni nga gabimet tona dhe mos i përsëritni, andaj ne jemi këtu te ju për të iu mbështetur”, ka thënë ajo.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, lavdëroi ministren Kokdheli, duke thënë se gjatë një paneli në Forumin e Sigurisë në Kanada, të mbajtur ditë më parë ka përfaqësuar në mënyrë dinjitoze jo vetëm mistrinë e mbrojtjes por gjitha femrat dhe popullin shqiptar në përgjithësi.

“Diskutuam edhe për bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive dhe u konstatua se janë realizuar aktivitet të ndryshme mes këtyre dy ministrive. U dakorduam të bëhet plani i viti 2016 ku përfshihen aktivitete të cilat nuk janë realiz uar në 2015. Gjatë takimit u konstatua që dy shtet kanë rritur nivelin e gatishmërisë për mbrojtje nga terrorizimi”, ka thënë ai.

Demolli shtoi se nuk ka zgjidhje me dhunë nuk e përkrahim dhunën nga asnjëra person sepse si zgjidhje të vetme e shohin dialogun politik.

Kodheli pritet me nderime të larta shtetërore

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë Mimi Kodheli, bashkë me një delegacion të Ministrisë është pritur me nderime të larta shtetërore në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas ceremonisë ushtarake, ministrja Kodheli ka vazhduar një takim me homologun, ministrin Haki Demolli, që do të pasohet nga takimi i dy delegacioneve zyrtare.

as kësaj janë paraparë vizita në Qendrën për Studime Universitare (QSU) dhe në objektin e QSU-së, në kazermën “Adem Jashari”.








Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat