Ferizaj: Personat me nevoja të veçanta udhëtimet me autobus do t’i kenë gratis

Kosova

Ferizaj: Personat me nevoja të veçanta udhëtimet me autobus do t’i kenë gratis

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 10:18

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj në bashkëpunim me stacionin e autobusëve kanë bërë të mundur që fëmijët dhe të gjithë personat me nevoja të veçanta udhëtimet me autobus do t’i kenë gratis.

Kjo u bë e mundur pas shumë kërkesave që kanë pasur kjo kategori dhe pas shumë bisedave që ka bërë drejtori dr. Burim Karameta, me drejtorin e stacionit të autobusëve Ekrem Mustafa.

“Theks të veçantë i kemi kushtuar mbështetjes së transportit gratis për fëmijët dhe të gjithë personat me nevoja të veçanta. Ne jemi dakorduar se që të gjithë ata persona që i takojnë kësaj kategorie dhe të gjithë ata persona në baza ditore, javore si në proces të edukimit, trajtimit si dhe në aktivitet të ndryshme që marrin shërbimin në qytetin tonë nga organizata joqeveritare që ekskluzivisht merren me këta persona, do ta kenë transportin e tyre gratis”, tha drejtori Karameta duke shtuar se relacionet për këta persona janë në këto destinacione: Ferizaj-Kaqanik, Ferizaj –Brezovicë, Ferizaj-Prishtinë si dhe Ferizaj- Shtime.

Edhe drejtori i stacionit të autobusëve në Ferizaj, Ekrem Mustaf a, tha se kjo marrëveshje është arritur duke parë vështërsitë që kanë këta persona dhe gjendjen e tyre të rëndë ekonomike.

“Ne kemi kontaktuar me kompanitë që operojnë në komunën tonë, dhe prej atyre kemi marr konfirmimin që ata janë të gatshëm që të bëjmë transportin për këta persona me nevoja të veçanta dhe do të bëjnë transportin e tyre nga dita e hënë. Neve na ka ndihmuar “Fehmi company”, “Beka”, “Elita” si dhe kompania “Dili”, tha Mustafa.

U bë e ditur se personat që do të kenë transportin gratis do të pajisen edhe me kartela identifikuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat