Kuvendi realizoi të gjithë programin legjislativ të dërguar nga Qeveria

Kosova

Kuvendi realizoi të gjithë programin legjislativ të dërguar nga Qeveria

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 10:11

Me seancën e djeshme të Kuvendit, në të cilën u shqyrtuan 16 projektligje, u ratifikuan dy marrëveshje ekonomike ndërkombëtare dhe u shqyrtuan një numër raportesh mbi punën e agjencive të ndryshme shtetërore, gjithsej 35 pika të rendit të ditës, Kuvendi i Kosovës realizoi të gjithë programin legjislativ të cilin Qeveria e Kosovës e ka proceduar deri me tani në Kuvend.

Me miratimin e Ligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2016, Kuvendi më nuk ka asnjë projektligj të dërguar nga Qeveria për shqyrtim e miratim në Kuvend.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Qeveria është instanca që sponsorizon projektligjet në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat