​Ndahen Çmimet FIDES për bizneset nga Kosova dhe diaspora

Kosova

​Ndahen Çmimet FIDES për bizneset nga Kosova dhe diaspora

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 08:14

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) në bashkëpunim me Rockefeller Brothers Fund, për herë të shtatë me radhë organizon ceremoninë e dhënies së Çmimit FIDES 2015 për të nderuar bizneset dhe individët nga Kosova dhe diaspora, që gjatë vitit 2015 kanë kontribuar në të mirën e përbashkët.

Në këtë ceremoni do të jenë prezent kori diplomatik, institucionet vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues nga bizneset vendore, diaspora, shoqëria civile dhe të tjerë.

Siç njoftoi organizatori, ndër folësit kryesor të kësaj ceremonie do të jetë presidente e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.

Ceremonia do të mbahet në Hotel Emerald, në orën ora 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat