Albin Kurti dërgon letrën e dytë nga burgu!

Kosova

Albin Kurti dërgon letrën e dytë nga burgu!

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 08:08

Lideri i VV!-së Albin Kurti i cili është në Burgun e sigurisë së lartë është lajmëruar edhe njëherë për opinionin përmes një letre e cila mbrëmë është transmetuar në emisionin “Dritare” të gazetares nga Tirana, Rudina Xhunga.

Albin Kurti, letër nga burgu për “Dritare” të Rudina Xhungës

“Politika sovranizuese e betejës opozitare”

Plani i Ahtisaarit ishte qartazi i keq për Kosovën dhe jo mjaftueshëm i mire për Serbinë. Serbia e pranon Planin e Ahtisarit si dysheme a themel të Kosovës por jo edhe si tavan a kulm të tij. Ajo e do Kosovën shtet të hapur për Serbinë, shtet që i ulet vazhdimisht tavani në drejtim të dyshemesë apo që mbetet i pambrojtur sepse pa kulm. ‘Zajednica’ është faza e ardhshme dhe vendimtare e shtetrrënimit të Kosovës.

Dialogu që u zhvillua në vitet 2011 deri në 2014 me Serbinë, u vazhdua njësoj edhe në vitin 2015– dialog sipas kushteve të Serbisë: të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës, pa u konsideruar Serbia si borxhli ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. ‘Zajendica’ është pasojë e natyrshme e kësaj qasjeje të qeverisë së Kosovës. Cila është vlera e pavarësimit të Kosovës nëse bosnjëzimi e pason atë? Kjo qeveri gjithsesi duhet ndalur.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është veçse përshtatje dhe lejim. Përshtatje e Kosovës me Serbinë brenda saj dhe shtirje se kjo për të dyjat, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, do të thotë përshtatje me Bashkimin Evropian. Pra, Kosova po përshtatet me strukturat shtetërore paralele të Serbisë, me ndarjen në lumin Ibër në Mitrovicë, me qëndrimin e Serbisë se serbët në Kosovë s’mund të jenëa snjëherë pakicë kombëtare etj. Normalizimi si përshtatje nuk është ndryshim i gjendjes, por ndryshim i qëndrimit tonë karshi gjendjes. Normalizimi nuk e bashkon Mitrovicën por na ndryshon neve karshi ndarjes atje.

Bashkimi Evropian njëmend na e ka konfirmuar perspektivën evropiane qysh në Samitin e Selanikut të vitit 2003. Mirëpo, premtimet e Brukselit për Ballkanin perëndimor ne nuk duhet t’i marrim më seriozisht sesa vetë ata.BE-ja ka hallet e veta të cilat sa vie rriten e shtohen. Për integrim dhe anëtarësim në BE, Serbia varet shumë nga Kosova. Ne mund ta lëmë tash Serbinë jashtë BE-së, ndërkaq më vonë, kur të hyjë ajo në BE para nesh, pikërisht Serbia do ta lë Kosovën jashtë.

Siç thotë njëmik im iarkitekt, as çlirimi I Kosovë se as shpallja e pavarësisë së saj nuk na kanë pajisur me tëdrejtën pert ë planifikuar. Kosovavazhdonvetëm të zbatojë urdhëra të huaj tëcilat ne imarrimsiobligime që tëmos imarrim si kërcënime. Planifikimi të bën subject politik e shtetsovran, që ka vision për popullin e përshtetin, përshoqërinë e përekonominë, për rininë e për dekadat që vijnë.

Në vazhdimësi nathuhet se jemitë dobët e të brishtë si shtet prandaj kemi Quintin, Zhbogarin, KFOR-in dhe EULEX-in, ndërkohë që edhe me të gjithë këta ne nuk poforcohemi porvetëm sa po vuloseminëpafuqinëtonëqëpopërjetësohet. Faktorët ndërkombëtarë në Kosovë e rreth Kosovës e preferojnë stabilitetin në Kosovë kundrejt drejtësisë, demokracisë dhe zhvillimit. Drejtësinë, demokracinë dhe zhvillimin ata jo vetëm që i shohin si ndërmarrje me rrezik por, madje, edhe si ndërmarrje të rrezikshme. Dhe, për të qenë edhe më keq, ky stabilitet në Kosovë vihet në funksion të stabilitetit rajonal, gjithnjë afatshkurtër.

Pushteti në Kosovë për herë insiston në rëndësinë e faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare, nirëpopërçështjen e ‘Zajednicës’, PresidentjaJahjaga e dërgoi atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës ta bëjë këtë te Komisioni i Venedikut. Mirëpo,është e qartësi drita e diellit që as Presidentja dhe as Gjykata Kushtetuese nuk e kanë me ‘Zajednicën’ e Serbisë por me opozitën e bashkuar. Madje ato edhe i janë referuar në mënyrë eksplicite ‘bllokimit në Kuvend’ në tekstet e tyre.

Opozita e bashkuar është edhe opozitë edhe e bashkuar. Përballë nuk e ka vetëm një qeveri jodemokratike por edhe një regjim që ka kapur shtetin. Betejat do të jenë të vështira, por pa ato beteja nuk ka kalitje që do të na e sjell fitoren. E drejta është në anën tonë. ‘Zajednica’ e Serbisë dhe falja e tokës Malit të Zi nuk mund të kalojnë dhe nuk do të kalojnë. Sepse nuk ka ndryshuar Serbia që tash të ndryshojmë ne dhe nuk kemi as tokë as shtet për t’u dhënë të tjerëve. Betejat në javët e muajt në vijim përcaktojnë edhe fatin e brezave të ardhshëm.

30 nëntor 2015

Albin Kurti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat