Obiliqi voton kundër “Zajednicës”

Kosova

Obiliqi voton kundër “Zajednicës”

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 17:56

Këshilltari i Kuvendit Komunal i Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal, ka propozuar një deklaratë e cila kundërshton marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe atij të Serbisë, në theks të veçantë krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe “Zajednicës”.

Sipas një komunikate të Vetëvendosjes në Obiliq, deklarata kaloi me shumicë të votave duke u mbështetur nga anëtarët e subjekteve tjera politike LB, AAK dhe një anëtare e PDK-së, derisa abstenoi LDK, PDK e PD dhe u kundërshtua nga anëtari i GIS, i cili në momentin e votimit të saj lëshoi sallën.

"Negociatat mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, përgjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë të favorshme për këtë të fundit. Ajo që dihet tashmë hapur është se pikërisht nga këto negociata pa kushte dhe pa parime Serbia po i afrohet më shumë Bashkimit Evropian dhe po e forcon pozitën e saj në raport me çështjet e brendshme të Kosovës, ndërsa në anën tjetër Kosova po dëmtohet në vazhdimësi.

Pas disa marrëveshjeve të dëmshme dhe jo kushtetuese në kurriz të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, të martën me datë 25 gusht, Kryemi nistri i Republikës së Kosovës nënshkroi marrëveshjen për krijimin e “Zajednicës”.

Krijimi i “Zajednicës” është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme dhe cenon sovranitetin e vendit.

Krijimi i “Zajednicës” e zhvesh shtetin e Kosovës nga përkufizimi kushtetues si shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.

Krijimi i “Zajednicës” ka për synim ndarjen mbi baza etnike dhe është një mini shtet i Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ky është procesi më i dëmshëm që mund t’i ndodh Kosovës.

“Zajednica” do të ketë territor të vetin dhe ai është, pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës, komunat Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, por synimi do të jetë përfshirja e të gjitha komunave me shumicë të popullatës serbe.

Përveç territorit “Zajednica” do të ketë edhe Kuvendin e vet, ku do të përfaqësohen gjit ha Komunat me shumicë serbe, pra do të ketë të drejtën e ligjvënies.

“Zajednica” do të ketë kompetenca të plota dhe të pavarura në zhvillim ekonomik, infrastrukturë, shëndetësi, arsim, planifikim urban e rural. Po ashtu “Zajednica” do ta ketë edhe policinë, gjyqësinë dhe pavarësinë financiare.

Në mbështetje të dispozitave të Nenit 12 paragrafit 2 pikës d, lidhur me Nenin 40 paragrafi 2 pika l të Ligjit NR. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, Nenin 10 pikës 2 të Statutit të Komunës së Malishevës , Kuvendi i Komunës së Malishevës në mbledhjen e datës 30.09.2015 miraton këtë:

D E K L A R A T Ë

1. I ashtuquajturi Asociacioni/“Zajednica” i/e komunave me shumicë serbe shprehë themelimin e një etniteti juridik të themeluar mbi bazën e pastrimit etnik të shqiptarëve.

2. Themelimi i një Asociacioni të tillë, krahas dëmit juridiko-administrativ dhe organizimit shtetëror që i bënë Republikës së Kosovës si shtet me karakter unitar të përkufizuar me Kushtetutë, juridizon formalizimin e një strukture juridike me tipare etnike. Me këtë karakter tani më të përkufizuar me Marrëveshjen e Brukselit dhe me marrëveshjen e fundit të datës 25 gusht 2015, Republika e Kosovës po bëhet shtet diskriminues ndaj shumicës shqiptare, por edhe ndaj qytetarëve të tjerë që janë shtetas të Republikës së Kosovës.

3. Themelimi i këtij Asociacioni/Zajednicë me pushtet të ndërmjetëm e tejkalon çdo qëllim të organizimit të pushtetit lokal si organizim themelor administrativ. Qëllimi i këtij etniteti legal nuk është asgjë tjetër veçse një strukturë formale me baza etnike që përjashton të gjithë qytetarët të tjerë që nuk janë të përkatësisë kombëtare serbe.

4. E themeluar me përmbajtje tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Republikë së Kosovës, legjislacionin pozitiv nga fusha e organizimit të pushtetit lokal dhe atij përkitazi me financat publike të pushtetit lokal, Kartës Evropiane Për Vetëqeverisje Lokale (Strasburg, 15 tetor 1985).

5. Kuvendi i Komunës së Kastriotit nxjerrë qëndrim për arsyet e mësipërme:

5.1 Kuvendi i Komunës së Kastriotit nuk do të njoh një formacion juridik i quajtur Asociacion/ “Zajednicë” e Komunave me Shumicë Serbe, duke përfshirë vendimet që do të merren nga organet e këtij konstruksioni formal kundërkushtetues;

5.2 Kuvendi i Komunës së Kastriotit zotohet se nuk do të mbajë asnjë raport me strukturat e këtij organizimi kriminal dhe me prapavijë të spastrimit etnik;

5.3 Kuvendi i Komunës së Kastriotit i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë nga cilido veprim i cili do t’i kontribuojë themelimit të Asociacionit/“Zajednicës”;

5.4 Kjo Rezolutë do të hyjë në fuqi ditën e miratimit të saj nga Kuvendi i Komunës së Kastriotit", thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat