Pacolli: Opozita e Pozita shkoni në shtëpi

Kosova

Pacolli: Opozita e Pozita shkoni në shtëpi

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 17:34

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka folur për gjendjen politike e cila është krijuar në Kosovës.

Pacolli ka thënë se po më vjen keq në mëshirën e kujt ka mbetur fati i qytetarëve të Kosovës dhe Opozita e Qeveria nuk e duan qytetarin e Kosovës dhe mirëqenien e tij.

“Sinqerish po më vjen keq në mëshirën e kujt ka mbetur fati i qytetarëve të Kosovës. Definitivisht, ju zotërinj të Opozitës dhe të Qeverisë nuk e doni Kosovën, nuk e doni qytetarin e Kosovës dhe mirëqenien e tij. Ju nuk keni shpirt, as vullnet, as përgjegjësi për të bërë atë për të cilën jeni zgjedhur nga populli. A e keni idenë sa jeni duke e dëmtuar këtë shtet të ri e të brishtë? Ju lutem, në këto rrethana, shkoni në shtëpi!”, ka shkruar Pacolli në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat