Përfundon takimi i opozitarëve

Kosova

Përfundon takimi i opozitarëve

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 17:29

(E plotësuar) Ka përfunduar takimi konsultativ i krerëve të opozitës. Nuk janë bërë të ditura ende detajet nga ky takim.

Opozitarët do të takohen për të vendosur për hapat e ardhshëm

Liderët e tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA- pritet të mblidhen në orët e vona të pasdites për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën

Ai tha se opozita do të vazhdojë t’i kundërshtojë veprimet e pozitës në lidhje me nënshkrimin e dy marrëveshjeve: atë të Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Ne do të vazhdojmë të pengojmë çdo seancë plenare, edhe nëse do na arrestojnë të gjithëve. Kjo Qeveri, ky pushtet nuk e ka larg”, tha Sherifi.

Tre deputetë të opozitës,Haxhi Shala, Fisnik Ismaili e Imajl Kurteshi, janë arrestuar sot duke e çuar në pesë numrin e deputetëve opozitarë prapa grilave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat