​Protesta simbolike e dy qytetarëve

Kosova

​Protesta simbolike e dy qytetarëve

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 15:56

Dy qytetarë të Kosovës që nga mëngjesi Shefki Maqedonci dhe Fatmir Muqolli po qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës.

Maqedonci dhe Muqolli janë shkruar nga një letër dhe ato i kanë vendosur në xhamin e veturës.

Në letrat e tyre ata kërkojnë nga zyrtarët e shtetit që të punojnë për të mirën e Kosovës.

Qytetari Shefki Maqedonci tha se kryeministri Isa Musatafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi po bëjnë marrëveshje kundër Kosovës në dëm të shtetit shqiptar, ku shqiptarët janë mbi 90 përqind shqiptarë.

Maqedonci: Nuk e japim Kosovën

“Edhe sot bëj thirrje që ata të jenë këtu përndryshe Kosova po shkon me urdhrin e Hashim Thaçit edhe Isa Mustafës ku këta nuk guxojnë të deklarohen që janë shqiptarë , se për ndryshe këta burgosen, se këta i kanë interesat e veta. Ne jemi mbi 90 përqind shqiptar. U lutem të gjithë gazetarëve, le t’i marrin këto shënime dhe le të shohin që shqiptarët nuk e japin Kosovën, nuk dorëzohemi ne. Kemi dhënë viktima me mijëra- mijëra qe 100 vite jemi në robëri me Serbinë edhe sot... 15 vite çlirim NATO që hini na ndihmojnë miqtë tonë në Kosovë sot po i bashkohemi Serbisë me komuna, 15 komuna serbe , ku janë 15 komuna, çka u bë më këto komuna serbe ku nuk janë as 5 përqind serbë”, ka thënë Maqedonci

Edhe qytetari Fatmir Muqolli ka thënë se janë angazhuar për të gjetur një mënyrë që të dilet nga kjo situatë. Madje Muqolli e ka përmendur një iniciativë ku sipas tij do të mundohet të qetësojnë situatën. Muqolli tha se për këtë madje e ka bërë edhe një këngë.

Muqolli: Do të angazhohem për pajtim

“Unë edhe ashtu e kam përgatitur një këngë që quhet ‘I am calling for the freedom’ edhe një himn edhe një diçka që do të prezanton këtë iniciativë. Unë i ftoj të gjitha shoqatat asociacionet të cilat kanë forcë të na ndihmojnë që në Prishtinë ta organizojmë një vend paqësor, ku do i bëj thirrje jo vetëm shqiptarëve do t’iu bëjmë thirrje edhe serbëve edhe të gjitha nacionaliteteve pa dallime fetare, pa dallime nacionale dhe pa dallime për bazë dhe bashkëpunim që të gjendet një rrugë e pajtimit që Kosova të jetë në të ardhmen edhe një vend ku tubohen njerëzit për paqe ku njerëzit e gjejnë lirinë e shprehjes, lirinë e veprimit për të ardhmen e fëmijëve për të ardhmen e gjithë Kosovës”, tha Muqolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat