Shpend Ahmeti: Nuk ka normalitet në këtë vend, me drejtësi selektive!

Kosova

Shpend Ahmeti: Nuk ka normalitet në këtë vend, me drejtësi selektive!

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 13:50

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur sot sërish rreth arrestimeve të personave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me rastin e arrestimit të Fisnik Ismailit, ai ka thënë se persona që kanë të bëjnë me luftën e dëshmorët janë arrestuar, ndërsa Djariqi e Duqiqi veprojnë në Kosovë.

Shih postimin e tij të plotë:

Arrestohet Saranda Bogujevci, e mbijetuara e masakrës së Podujevës, e lejohet gjenerali serb Dikoviq me hy në Kosovë si në shtëpi të vetën.

Arrestohet Gani Krasniqi, baba i dëshmorëve, e Daqiqi vjen pa kurfarë problemi.

Arrestohet Albin Kurti, e Djuriqi ngrit shtatoren e kral Millutinit në Zvecan.

Arrestohet Donika Kadaj Bujupi, e ministri i Financave nuk lejohet me vizitu pjese te Kosoves.

Arrestohet Fisnik Ismaili, e deputetët milionerë që e kanë bo pasurinë në politikë vazhdojnë me këmisha ka 500 euro, xhipat e zi e krimin e tyre.

Nuk ka normalitet në këtë vend me drejtësi selektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat