Albulena Haxhiu nga arratia mbështet veprimet e kolegëve të saj

Kosova

Albulena Haxhiu nga arratia mbështet veprimet e kolegëve të saj

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 13:03

Deputetja në arrati e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e cila sot nuk u dok në sallën e Kuvendit ani pse ishte shprehur e gatshme të marrë pjesë, siç duket ka vendosur që ti shikojë nga TV-ja ngjarjet e sotme që janë duke ndodhur.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se brutaliteti i regjimit diktatorial në fakt është panik nga theqafja e pashmangshme e tyre.

Lexoni postimin e plotë:

Këto ditë dhe këto orë qytetarët po përjetojnë dhunën e shfrenuar të një regjimi që tashmë jo vetëm i ka braktisur ata dhe interesat e Republikës por është kthyer kundër.

Kokëfortësia në dukje dhe brutaliteti i regjimit diktatorial në fakt është panik nga theqafja e pashmangshme e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat