Pacolli flet për ngjarjet e fundit

Kosova

Pacolli flet për ngjarjet e fundit

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 12:35

Për ngjarjet e fundit në Kuvend është deklaruar edhe Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së.

Më poshtë e keni postimin e tij të plotë në Facebook:

“Jam tejet i shqetësuar në lidhje me ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, por edhe me ngjarjet e 28-nëntorit. Një ditë që duhej të ishte një ditë feste për të gjithë. Jemi në prag të ardhjes së sekretarit amerikan i Shtetit, z. John Kerry, në Kosovë, dhe ajo që po ndodh në vendin tonë është një turp i madh i krijuar nga Qeveria por edhe nga Opozita, e cila po vazhdon me bllokadën e saj. Liderët politikë duhet të mendojnë seriozisht a janë duke vepruar në interes të popullit! Kosova është një vend i vogël me shumë probleme të tjera, nuk na duhet edhe kjo!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat