Kryesia kërkon propozim nga opozita për seanca pa probleme

Kosova

Kryesia kërkon propozim nga opozita për seanca pa probleme

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 09:38

Kryesia e Kuvendit ka përfunduar mbledhjen e saj. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se mbledhjen e kanë mbajtura pas një propozimi që t’i japin një mundësi opozitës ta thonë një propozim në mënyrë që seancat të mbahet pa probleme, por përfaqësuesja e opozitës tha se opozita mund ta jap ndonjë qëndrim pas takimit të opozitës në ora 9:30.

Propozimi në kryesi për ndonjë opsion të opozitës ka ardhur nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, por përfaqësuesja e opozitës dhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti ka lëshuar mbledhjen duke thënë se opozita mund të ketë qëndrim pas një takimi në ora 9:30.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Veseli ka thënë se seanca do të jetë në orën 11:00.

“Po hyjmë në një javë të rëndësishme pasi do të vije John Kerry. E thërras opozitën që të marr pjesë në seanca pasi aty është vendi i tyre”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat