Sundimi i ligjit të forcohet

Kosova

Sundimi i ligjit të forcohet

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 08:59

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, sot ka marrë pjesë në Konferencën me temën “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit” e organizuar nga Ambasada e Republikës nё Prishtinë dhe mbështetur nga UNDP.

Gjatë fjalimit tё tij Zёvendёsministri i Drejtёsisё Çelaj përgëzoj organizatorët pёr organizmin e konferencës, nё veçanti Ambasadën Kroate pёr ndihmën e vazhdueshme qё i ka dhёnё këtij procesi me ekspertizën e duhur qe nga fillimet e tije kur ne ende po përgatiteshim për fazën e negocimit. Tashmë ne kemi nënshkruar dhe ratifikuar MSA-nё dhe shumë shpejt presim edhe ratifikimin nga ana e parlamentit evropiane dhe hyrjen e saj ne fuqi.

Ndër tё tjera Zёvendёsministri Çelaj theksoi se përmes marrëveshjes, të dy palët do të bëjnë zotim të ndërsjellët: nga njëra anë, vendi jonë për të ndërmarrë reforma edhe më të thella dhe nga ana tjetër BE-ja do të ofroj mundësi reale për anëtarësim. Qeveria ka shprehur vazhdimisht përkushtimin e saj për agjendën evropian. Bërthama e përkushtimit tonë qëndron në mbështetjen e madhe të qytetarëve tanë për ndryshimet që do të transformojnë vendin tonë në një anëtar krenar të familjes Evropiane.

Zёvendёsministri Çelaj e vlerësoj marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në si hapin e parë dhe më të rëndësishëm të ndërmarrë deri më tani në rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Ajo do të sjellë një momentum dhe obligim të ri për t’i zbatuar reformat që aq shumë i duhen vendit tone, duke filluar me përforcimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit e deri tek reformat ekonomike, me qëllim të krijimit tё vendeve të punës dhe rritjen e këmbimit tregtar me BE-nё” theksoi Çelaj.

Duke vlerësuar se forcimi i sundimit të ligjit është një nga sfidat kryesore për shumicën e vendeve në procesin e zgjerimit veçanërisht në drejtim të përmirësimit të funksionimit dhe pavarësisë sё gjyqësorit nё luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zëvendësministri Çelaj shtoi se kjo kërkon vullnet të fortë politik, duke lëvizur përtej deklaratave dhe retorikave politike nё rezultate të prekshme.

Zëvendësministri Çelaj nё fund tё fjalës sё tij u zotua se Ministria e Drejtësisë do të vazhdoj përpjekjet për forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe të gjitha obligimet që dalin nga MSA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat