Seanca dramatike e Kuvendit, mazhoranca i kaloi 35 pika (Foto)

Kosova

Seanca dramatike e Kuvendit, mazhoranca i kaloi 35 pika (Foto)

Nga: Bota sot Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 06:57

(E plotësuar) - Kuvendi i Republikës së Kosovës arriti ta përfundojë seancën e rregullt në të cilën u shqyrtuan dhe u votuan vendimet për 35 pika të rendit të ditës.

Mbledhja e djeshme, si dhe disa të fundit në rreth 3 muajt e kaluar, filloi me gaz lotsjellës të cilin e hodhën deputetë të opozitës, fillimisht në sallën plenare, e më vonë edhe në foajenë e Kuvendit, ku gjendeshin pjesëtarët e sigurimit dhe gazetarët që përcjellin punën e Kuvendit.

Pas kësaj Kryesia e Kuvendit mori vendim për përjashtim të shumicës së deputetëve opozitarë nga mbledhja e sotme, pas çka deputetët e shumicës parlamentare u mblodhën në sallën plenare dhe pa praninë e opozitës mbajtën seancën në të cilën i kaluan 35 pikat, pothuajse të gjitha me vendime unanime.

Ndërkohë, në arrest përfunduan edhe tre deputetë opozitarë – Fisnik Ismajli, te i cili sigurimi gjeti dy bombola me gaz lotsjellës gjatë tentimit për të hyrë në sallën plenare, dhe Haxhi Shala e Ismail Kurteshi, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

Përndryshe, debati më i madh u zh villua rreth njërës prej pikave të fundit të rendit të ditës –për kërkesën e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit “Adem Jashari” në kryeqendër. Në fund u vendos që të formohet një komision prej deputetëve që do të bisedojë me komunën rreth procedurave për realizimin e projektit.

Duke e përmbyllur mbledhjen e sotme maratonike, kryeparlamentari Kadri Veseli e përsëriti thirrjen për deputetët opozitarë.

“Opozita të vijë në Kuvend! Këtu e ka vendin”, tha Veseli.

Ja dhe pikat e rendit të ditës që u gjendën para deputetëve në mbledhjen e sotme:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: "KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës",

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik,

17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin,

18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sigurimet,

19. Zgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

21. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

22. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

23. Emërimi i anëtarëve të Këshillit p ër Ndihmë Juridike Falas,

24. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës,

25. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014,

26. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,

27. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër,

28. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,

29. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Minist risë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014,

30. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014,

31. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,

32. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit,

33. Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit "Adem Jashari" në Prishtinë,

34. Fo rmimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,

35. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.

​Kuvendi nuk e kalon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Liritë Fetare

Seanca e sotme parlamentare u mbajt vetëm nga pozita, pa prezencën e opozitës, pasi që këta të fundit u pezulluan për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës.

Gjatë kësaj seance, u miratuan shumë projektligje, por jo edhe ajo për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Liritë Fetare.

Kështu me 37 vota pro dhe 12 kundër , ky ligj nuk kaloi.

Këtë projektligj e prezantoi dhe e arsyetoi ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili tha se ky projektligj konsiston me eliminimin e zbrazëtirave ligjore të cilat konsistojnë e ligjin aktual.

Abrashi: Ky projektligj rregullon mënyrë dhe kushtet e regjistrimit të bashkësive të reja

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 02L-31 për Liritë Fetare në Kosovë rregullon mënyrën dhe kushtet e regjistrimit të Bashkësive të reja Fetare në Kosovë, shqyrtimin e kërkesave të regjistrimit dhe çregjistrimin e Bashkësive Fetare në Republikën e Kosovës dhe kryen komisione për regjistrimin e Bashkësive Fetare të Reja. Komisioni përbehet n ga 7 anëtarë, të cilët zgjedhin duke respektuar përbërjen etnike dhe gjinore në Kosovë. Bashkësitë Fetare nuk janë të detyruar të regjistrohen dhe të pranojnë statuse të personit juridik kundër vullnetit të tyre”, tha Abrashi.

Po ashtu, ai shtoi se ky projektligj rregullon edhe çështjen e varrezave dhe të riteve të varrimit.

Abrashi: Ky projektligj rregullon çështjen e varrezave dhe riteve të varrimit

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 02L-31 për liritë fetare në Kosovë rregullon çështjen e varrezave dhe riteve të varrimit. Vendet e varrezave caktohen në baza neutrale dhe jodiskriminuese nga autoritetet publike pa ndërhyrje të bashkësive të tjera fetare dhe se ritet fetare kryhen në përputhje me dëshirën e të ndjerit, apo në mungesë të dëshirës së tij/saj, në përputhje me dëshirën e familjes, të afërmeve të të ndjerit, derisa nuk bie ndesh me rendin publik”, shtoi Abra shi.

Mirëpo, shumë deputet nuk ishin në pajtim me këto gjëra.

Kështu, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sabri Hamiti, tha se është në dyshim nëse ky ndryshim dhe plotësim i Ligjit për fe do jetë më i përshtatshëm. Për këtë ai tha se nuk është pro tij.

Hamiti: Me këtë projektligj do të shumëzohen bashkësitë fetare

“Në Kosovë tani po ndërtojmë një plotësim ligji, por që me këtë draft-propozim, ka bashkësi fetare që shpallën me draft që nuk e kanë pasur këtë funksion që e kanë pasur tjerat. Kjo është nën një. Nën dy: shumëzohen bashkësitë fetare në Kosovë me këtë projektligj dhe mënyra se si mund të regjistrohen bashkësitë e reja, aty pastaj e keni së paku nivelin e konkurrimit një liberalizim total, sepse është një 50-ësh që mund ta nënshkruaj një kërkesë që hynë në lojën e vërtet ligjore të legalizimit... e tillë siç është unë nuk do ta j ap votën, do të abstenoj, sepse do të pres Bashkësitë Fetare të diskutojnë për ligjin e tyre”, tha Hamiti.

E Melihate Termkolli, po ashtu nga radhët e LDK-së, tha se ky projektligj është shumë i ndjeshëm dhe se ka frikë se do të ç’rregullohen gjërat. Për këtë ajo deklaroi që është kundër kalimit të këtij ligji.

Termkolli: Unë do të votoj kundër

“Unë mendoj dhe kam frikë që me këtë projektligj më shumë se që rregullohen marrëdhëniet ato do të ç’rregullohen. Prandaj do të ishte shumë mirë nëse Qeveria e tërheq, unë do ta votoj kundër nëse hidhet në votim, por mendoj që duhet të trajtohet në mënyrë shumë më serioze kjo çështje. Nuk është problemi vetëm tek imazhi i Kosovës, mbi të gjitha dhe para së gjithash është ajo e sigurisë së qytetarëve të Kosovës dhe të institucioneve të Kosovës”, tha Termkolli.

Seanca vazhdoi me paraqitjen e projektligjit për shër bime të jashtme nga zëvendës-kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme, Hashim Thaçi, i cili tha se shërbimi i jashtëm i Kosovës është rritë sa vet shteti i Kosovës dhe si i tillë ka arritur që të konsolidohet shpejtë dhe të përfaqësojë Kosovën në botë.

Thaçi: Ligji i ri do të krijojë qartësi juridike

“Ligji i ri do të sigurojë një kornizë ligjore koncize dhe koherente duke harmonizuar ligjin në fuqi për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, që deri më tani ka qenë i shpërndarë me akte të ndryshme ligjore. Pra, ligji i ri do të krijojë qartësi juridike, do ta avancohet roli i akademisë diplomatike që do të ketë rol më të rëndësishëm në pranimin dhe aftësimin profesional të diplomatëve. Kjo do të sjellë rritje të standardit profesional me provime për t’u bërë pjesë për shërbimin dhe avancimin në kuadër të shërbimit të jashtëm të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai shtoi se shërbimi i jashtëm do të jetë shërbim i specializuar që do të rezultojë me më shumë siguri dhe stimulim për diplomatët që shërbejnë, por do të instalojë edhe më tej përgjegjësi dhe standard më të larta profesionale.

Kë projektligj, së bashku me projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, projektligjin për profesionet e rregulluara, projektligjin për mjekësi ligjore, projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe zyrën kombëtare të auditimit, projektligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar janë miratuar nga deputetët e pozitës.

Ivan Belkoviq zgjedhet anëtar i Bordit të RTK-së

Ivan Belkoviq është zgjedhur anëtar i ri i Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb.

Belkoviq ka marrë votat e 55 deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Ai është zgjedhur me mandate tre vjeçar.

Dy femra zgjedhen gjyqtare në Kushtetuese

Deputetët e pozitës kanë zgjedhur Gresa Cakaj-Nimanin dhe Selvete Gerxhaliun si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese.

Gresa Cakaj-Nimani është zgjedhur në raundin e parë të votimit, kurse, Selvete Gerxhaliu në raundin e dytë.

Gresa Caka-Limani zgjedhet gjyqtare në Kushtetuese

Deputetët e pozitës kanë zgjedhur Gresa Cakaj-Nimianin, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa, në raundin tjetër po votohet edhe për një vend tjetër në Kushtetuese.

Në votim kanë marr pjesë 79 deputet, prej tyre 5 kanë qenë të pavlefshme. Në raundin e dytë do të vendoset nëse në kushtetuese do të shkoj Selvete Gerxhaliu apo Hashim Qollaku.

Deputetët votojnë për dy gjyqtar të kushtetueses

Deputetët kanë filluar votimin për emërimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni vlerësues ka rekomanduar katër kandidatë, konkretisht Gresa Çakaj-Nimianin, Rexhep Gashin, Hashim Qollakun dhe Selvete Gerxhaliun.

Deputetët do të kenë të drejt të votojnë vetëm për dy deputet dhe për t’u bërë gjyqtar të kushtetueses, kandidatët duhet të kenë dy të tretat e të pranishmëve në sallë.

Fillon seanca pa opozitën

Përderisa deputetët e opozitës po tentonin që të hynin me dhunë në sallën kryesore të Kuvendit, është gjuajtur edhe një gaz lotsjellës tjetër.

Ishin shtruar dilemat se kush e hodhi gazin në hollin e Kuvendit, por pas pamjeve filmike hiqen dilemat për kryerjen e këtij akti.

Ishte deputeti i AAK-së Pal Lekaj që pas shpinës së kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri që e ndezi gazin.

Paradite gaz lotsjellës kishin gjuajtur edhe deputetët opozitarë Ismail Kurteshi dhe Haxhi Shala. Këta dy të fundit janë arrestuar nga Policia.

* * * * *

Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon pa opozitën, ku deputetët kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Luksemburgur.

Seanca ka paraparë të shqyrtojë afër 40 pika të rendit të ditës.

* * * *
Deputeti nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti, deklaroi se nuk do ta lejojnë vendin që të bëhet shtet policor, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Deputetëve të arrestuar të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës.

Deputetët e opozitës, kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën e tyre jashtë Kuvendit të Kosovës, në të gjitha qytetet e Kosovës, pasi kanë marrë lajmin se do të suspendohen nga seanca.

Deputetja e VV-së Aida Dërguti, ka thënë se në vend se të suspendohen marrëveshjet po suspendohen deputetët e opozitës.

Tashmë ka filluar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës në sallën e mbledhjeve plenare, ndërkaq opozita nuk është e pranishme, pasi sigurimi i Kuvendit nuk i ka lejuar.
Në seancën plenare të pranishëm janë edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, kryeministri Hashim Thaçi dhe anëtarët e kabinetit qeveritar.

* * * *

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Time Kadriaj, Lahë Brahimaj, Pal Lekaj dhe Teuta Haxhiu janë larguar nga Kuvendi i Kosovës.

Largimi i tyre vjen pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për suspendimin e deputetëve opozitarë nga seanca e sotshme.

* * * *

Pak minuta kanë qëndruar deputetët e PDK-së në sallën alternative.

Ata janë rikthyer në sallën kryesore të Kuvendit të Kosovës ku mbahen seancat e rregullta.



Deputetët e pozitës janë nisur nga salla alternative në drejtim të sallës së rregullt ku mbahen seancat plenare. Nga ana tjetër, opozita është duke pritur për të hyrë në sallë.

Grupi Parlamentar i PDK-së janë në sallën alternative për të filluar seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës. Atyre iu kanë bashkuar edhe kolegët e tyre nga LDK-ja.

Ndërkohë që deputetët e opozitës nuk janë lejuar të hyjnë brenda përkundër tentimeve ku pat edhe gaz lotsjellës.

* * * *
Është bërë i pamundur qëndrimi i deputetëve në hollin e Kuvendit, për shkak të gazit lotsjellës. Ndërkaq, duket se së shpejti do të nis seanca, ku pikë e parë e rendit të ditës pritet të jetë suspendimi i deputetëve të opozitës. Të gjitha hyrjet për në sallën e Kuvendit.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për në ora 14:00.

Edhe një seancë tjetër e Parlamentit të Kosovës është ndërprerë nga deputetët e opozitës me anë të gazit lotsjellës në kundërshtim të marrëveshjes për Asociacionin me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi.

***

Në këto momente ka nisur një konfrontim i deputetëve të opozitës me sigurimin. Ndërkaq, deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës. Në ambientet e hollit të Kuvendit.

Sigurimi ka vendosur maska kundër gazit dhe nuk po e lejojnë opozitën që të hyj në sallë.

Njëri nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit nga minoriteti serb Sllobodan Petroviq ka thënë se Kryesia ka vendosur që ta suspendojë nga seancat e rregullta partitë opozitare

Sipas këtij vendimi ata nuk do të lejohen të marrin pjesë në seanca, e cila pritet të fillojë pas pak.

Opozita nuk lejohet të hyjë

Deputetët e opozitës nuk po lejohen që të shkojnë tek salla ku do të mbahet seancës plenare. Tek hyrjet e sallës shihen kudo forca të sigurisë dhe policë.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë, thotë se është duke u dëmtuar shteti ligjor. Ai thekson se Kuvendi po destabilizohet, nga pafuqia dhe dredhia jashtë Kuvendit.

Në mbledhjen e Kuvendit nuk pati vullnet që të ndalohet kjo situatë. Seanca e Kuvendit do të vazhdoj për 30 minuta përkatësisht në orën 13.

Vazhdimi i seancës do të mbahet në sallën e rregullt të seancave plenare dhe jo në sallën alternative. Kjo është arritur me marrëveshje ndërmjet partive të pozitës.

* * * *
Dy deputetët e Partive opozitare, Ismail Kurteshi nga Vetëvendosje dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën, kanë qenë ata që e kanë hedhur gazin lotsjellës.

Në këto momente është duke u mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Deputetët e pozitës kanë filluar të shkojnë në sallën e improvizuar ku pritet të mbahet séance. Në këto momente është duke u mbajtur mbledhja e Kryesisë. Në mbledhjen e Kryesisë është e pranishme edhe deputetja Aida Dërguti.

Sigurimi ka bllokuar shkallët që qojnë për tek salla alternative ku pritet të mbahet seanca.

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, ka deklaruar se duhet të tërhiqen marrëveshjet. Ai ka thënë se do të tentojnë të shkojnë edhe lart për ta penguar mbajtjen e seancës.
Ndërkohë, deri më tani dihet se Deputeti Fisnik Ismaili, është arrestuar nga Policia dhe nuk është lejuar të hyj në Kuvend.

Deputeti Haxhi Shala dhe Ismail Kurteshi kanë gjuajtur gazë lotsjellës në sallën ku mbahet seanca.

Seanca është ndërprerë dhe pozita ka lëshuar seancën. Për momentinnë sallë janë sigurimi dhe një pjesë e opozitës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se do të mundohen të hyjnë edhe në sallën alternative të Kuvendit, dhe nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave të Kuvendit.

Opozita sërish nuk ka lejuar mbajtjen e Seancës Plenare të Kuvendit të Kosovës. Ata kanë pamundësuar zhvillimin e seancës duke hedhur gazlotsjellës. Sikurse edhe herëve të kaluara, amientet e Kuvendit të Kosovës, janë mbushur me aromën e gazit lotsjellës.

Pas gjuajtjeve me shishe në seancat e kaluara, Kuvendi ka vendosur që deputetët më mos të kenë shishe me ujë.

Po ashtu, edhe sigurimi janë futur kanë hyrë në sallën e seancave.





​Në Kuvend gazetarëve ua kontrollojnë edhe kuletat

Kontrollet në hyrje të Kuvendit janë ashpërsuar edhe më tepër gjatë ditës së sotme.

Përveç deputetëve dhe punëtorëve tjerë në Kuvendin e Kosovës, ashpër po kontrollohen edhe gazetarët dhe kameramanët.

Një gazetar njofton se Policia ia ka kontrolluar edhe kuletën.

Deputetja Aida Dërguti iu tha forcave të sigurisë se nuk e kanë vendin në sallë, ndërsa sigurimi e shtyu atë duke tentuar ta arrestoj, por nuk lejuan kolegët e saj nga opozita.
Ndërkohë, në sallë po shihen teksa po hyjnë edhe deputetët e pozitës si dhe anëtarë të kabinetit qeveritarë, Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi.

Disa nga deputetë të opozitës tentuan ta bllokojnë foltoren por nuk u lejuan nga sigurimi i vendosur si barrikadë për ta pamundësuar bllokimi e foltores.

Fisnik Ismajli nuk po lejohet të hyjë në sallën e seancave

Dyshimet se Fisnik Ismajli mund të ketë të fshehur dicka në rrobat e tij, kanë bërë që sigurimi i Kuvendit ta ndalojë në hyrje atë.

Ai nuk po lejohet që të kaloj deri sa të vërtetohet që është i parrezikshëm për mbarvajtjen e seancës.

Haradinaj paralajmëron se seanca nuk do të mbahet

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sapo ka kaluar kontrollin në hyrje të Kuvendit dhe po bëhet gati për të hyrë në sallën e mbledhjeve.

Ai, nuk është prononcuar për media por u ka thënë gazetarëve se do të dalë shumë shpejt, pasi seanca nuk do të zgjas shumë.

“Shihemi për pak se nuk do të zgjas seanca shumë”, tha Haradinaj.

Opozita detyrohet të hyjë në Kuvend nga një anë tjetër

Deputetët e partive opozitare janë detyruar që në sallën e Kuvendit të hyjnë nga pjesa ku zakonisht hyjnë gazetarët.

E për këtë arsye, edhe deputetët e opozitës janë duke pritur në rend që të hyjnë në sallën kryesore të Kuvendit.

Megjithatë nuk bëhet fjalë për ndonjë problem, por vetëm masa të shtuara të sigurisë.

Hyn edhe opozita

Deputetët e subjekteve politike opozitare kanë filluar të hyjnë në sallë. Ndër ta edhe Ramush Haradinaj e Visar Ymeri.

Në dy hyrjet e sallës së Seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, po qëndrojnë forca të sigurisë së Kuvendit. Sigurimi është duke ushtruar një kontroll të rreptë për të gjithë ata që po hyjnë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, deri më tash 10 minuta para fillimit të seancës, nuk është parë ende asnjë deputet të hyjë në sallë.

Përveç shumë automjeteve të Policisë së Kosovës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës janë parë edhe dy vetura të KFOR-it.

Po sjellim disa fotografi, ku shihet se oborri i Kuvendit të Kosovës është i mbushur me pjesëtar të Policisë së Kosovës.



Rrethohet Kuvendi nga Policia

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se opozita nuk do të deklarohen lidhur me atë që do të ndodhë në seancën e sotme. Ajo ka thënë se lidhur me këtë mbetet të shihet se çfarë do të bëjnë.

Rreth një orë para nisjes së Seancës plenare, Brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës, shihet një numër i madh i policëve civil. Po ashtu, vihen re edhe po një numër i madh i policëve me maska kundër gazit lotsjellës. Siç na raporton fotoreporteri ynë, rruga për tek salla alternative, apo byfeja ku është mbajtur seanca herën e kaluar, është e bllokuar dhe nuk po lejohet askush të shkoj në drejtim të asaj salle.

Ndryshe, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka paralajmëruar mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, sot me fillim nga orë 11./BS

Veseli: Seanca në orën 11

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit të kryesisë ka njoftuar se seanca plenare e Kuvendit do të nisë në ora 11:00.

Para seancës mblidhet Kryesia

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 09:00 për të caktuar rrjedhën e mëtutjeshme në lidhje me seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës.

Kjo mbledhje e Kryesisë mbahet para seancës së Kuvendit, e cila është parashikuar të procedohet sot në ora 11:00.

Ndër të tjera, për këtë seancë janë paraparë të diskutohen 35 pika të rendit të ditës, opozita ka paralajmëruar se sot do t’i bëjnë të ditur hapat që do t’i ndërmarrin në Kuvend.

​Seanca me 35 pika të rendit të ditës, opozita ka paralajmëruar bllokadën e radhës

Kuvendi i Republikës së Kosovës për sot ka caktuar seance e radhës, në të cilën do të mungojë njëri nga deputetët më të zëshëm të opozitës, Albin Kurti i arrestuar të shtunën, më 28 nëntor, nga Policia e Kosovës.

Përderisa dihet që qëndrimi i opozitës vazhdon të jetë i njëjtë - mosmbajtje të seancave përderisa nuk tërhiqet Qeveria nga dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi - Kuvendi ka paralajmëruar edhe 35 pikat e rendit të ditës.

Sot do të duhet të diskutohet, shqyrtohet dhe votohet për një rend të ditës mjaft të ngjeshur për kuvendarët për çka gjasat janë të vogla që të zhvillohet normalisht.

Vendimin që të vazhdojnë me bllokadën e legjislativit liderët e tri partive opozitare parlamentare – Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, e kanë rikonfirmuar edhe gjatë konferencës së mbrëmshme të përbashkët për media, duke mos zbuluar se cilat mjete dhe metoda do t’i përdorin për arritjen e qëllimit.

Më poshtë sjellim të plotë rendin e ditës të paralajmëruar nga Kryesia e Kuvendit.

Kuvendi I Kosovës, Seanca e ditës së hënë, datë 30.11.2015, ora 11:00.

Rendi i Ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: "KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës",

6. Shqy rtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë fetare në Kosovë,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mjekësinë Ligjore,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për patentë shofer,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik,

17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin,

18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sigurimet,

19. Zgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

20. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

21. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

22. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

23. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

24. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës,

25. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014,

26. Shqyrtimi i Raportit për gjend jen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,

27. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër,

28. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,

29. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014,

30. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performansës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014,

31. Shqyrtimi i rekomandimeve li dhur me raportin e auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014,

32. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit,

33. Kërkesa e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit "Adem Jashari" në Prishtinë,

34. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,

35. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.

Kuvendi mban sot mbledhjen plenare

Mbledhja plenare e radhës e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet sot ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh, raportesh e rekomandimesh.

Në mbledhjen e sotme, pas pikave të rëndomta të mbledhjeve të rregullta plenare: kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe kohës për pyetje parlamentare, Kuvendi do të vazhdojë punën konform funksionit të tij ligjvënës.

Kështu, fillimisht, pritet të shqyrtohen dy projektligje që kanë të bëjnë me ratifikimin e dy marrëveshjeve ndërkombëtare: Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”. Më pas, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë 11 projektligje:

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr. 04/L-116 dhe nr. 04/L-194, Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-237,

Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, Projektligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, Projektligjin për profesionet e rregulluara në Republikën e Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Projektligjin për Mjekësinë Ligjore, Projektligjin për patentë shofer, Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe

Projektligjin për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet Projektligji për letërnjoftimin dhe Projektligji për sigurimet.

Puna e Kuvendit do të vazhdojë me zgjedhjen e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, shqyrtimin e rekomandimit të Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.

Në rend dite të kësaj mbledhjeje të Kuvendit, do të jenë edhe pesë raporte. Kështu, deputetët do të shqyrtojnë raportin e Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shërbimin Konsullor, të misioneve diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, raportin e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2014, raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015, raportin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për personat e verbër, si dhe raportin vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014.

Mbledhja do të vazhdojë me shqyrtimin e rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Integrimeve Evropiane për vitin 2014, rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të performancës për mirëmbajtjen dhe servisimin e veturave zyrtare, si dhe raportit të auditimit të pasqyrave financiare për Ministrinë e Administratës Publike, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës për vitin 2014, rekomandimeve lidhur me raportin e auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014, si dhe rekomandimeve të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me pozitën aktuale të prodhuesve dhe përpunuesve në industrinë e qumështit.

Deputetët do të shqyrtojnë, gjithashtu, kërkesën e kryetarit të Komunës së Prishtinës për dhënien e pëlqimit për rinovimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë dhe pritet të formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Pikë e fundit e rendit të ditës do të jetë propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat