Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për të vendosur rreth seancës

Kosova

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër për të vendosur rreth seancës

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 21:28

Nesër është paralajmëruar seance e radhës e Kuvendit të Kosovës. Vendimi për këtë seancë është marrë më 23 nëntor por këshilltari i kryeparlamentarit Veseli, lë të kuptohet se mund të merret një vendim i ri. Opozita ende nuk ka bërë të ditur qëndrimin në lidhje me seancën e nesërme.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 9:00 për të caktuar rrjedhën e mëtutjeshme në lidhje me seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës.

Xhavit Haliti, nënkryrtar i Kuvendit dhe deputet i PDK’së, ka kërkuar nga deputetja e Vetëvendosjes Aida Dërguti që të paraqesë qëndrimet e opozitës në këtë mbeldhje, rreth seancës së radhës.

Lajmin për mbledhjen e Kryesisë e ka konfirmuar edhe Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, por ai nuk ka saktësuar nëse do të mbahet seanca apo jo.

“Rrethanat e reja të krijuara pas arrestimit të Kurtit mund të ngrisin debat në Kryesi”, ka thënë Latifi për RTK’në .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat