Qytetarët nuk dinë si të veprojnë, nëse rrezikohet siguria e tyre (Video)

Kosova

Qytetarët nuk dinë si të veprojnë, nëse rrezikohet siguria e tyre (Video)

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 20:34

Institucionet e sigurisë në Kosovë, përkundër tërheqjes së vërejtjes për rrezik nga sulmet, nuk kanë dhënë edhe këshilla se si të veprojmë në rast se gjendemi në ndonjë situatë të tillë.

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë, asnjëherë nuk e kanë bërë të qartë se cilat duhet të jenë pikat që duhen shmangur dhe si duhet të gjendemi në rast se jemi para një akti terrorist.

Ekspertët e sigurisë tërheqin vërejtjen se nuk duhet pasur panik dhe duhet qenë vigjilent ndaj vendit që e vizitojmë.

Eksperti i sigurisë Avni Islami thotë se nëse mund të ketë ndonjë sulm terrorist, cak mund të jenë institucionet vitale të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat