Ndërkombëtarët të kënaqur me demonstratën paqësore, përgëzojnë Policinë

Kosova

Ndërkombëtarët të kënaqur me demonstratën paqësore, përgëzojnë Policinë

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:34

Ambasadat e Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, kanë bërë të ditur se kanë përcjellur nga afër ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë.

“Jemi të kënaqur që demonstratat ishin paqësore dhe duam ti përgëzojmë të gjithë, e sidomos përfshirjen e Policisë së Kosovës. Ne besojmë në fuqinë e dialogut si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike dhe inkurajojmë të gjitha palët t’i shfrytëzojnë mundësitë e ndryshme për dialog, duke përfshirë këtu edhe brenda Kuvendit” , thuhet në një deklaratë të ambasadave të këture vendeve në Prishtinë.

Deklarata bën të ditur se ambasadat e këtyre vendeve janë të përkushtuara në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Ne besojmë që asnjëri nuk është mbi ligjin. Ne presim dhe kërkojmë që të gjitha procedurat të përcillen me përpikmëri duke i shërbyer transparencës, e sidomos në rastet e ndjeshme politike dhe ne do të vazhdojmë të përcjellim nga afër rastet ku përfshihen anëtarët e Kuvendit”.

Në këtë deklaratë thuhet se ashtu siç është rasti në këto shtetet, pritet që në demokracinë e barabartë për të gjithë edhe përfaqësuesit politik t’i nënshtrohen ligjit pa marrë parasysh cilës parti ata i takojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat