Mësimi gjithëditorë në Prishtinë po u ndihmon nxënësve

Kosova

Mësimi gjithëditorë në Prishtinë po u ndihmon nxënësve

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 16:03

Mësimi tërë ditorë i cili ka filluar të aplikohet në tri shkolla të Prishtinës në tetor të këtij viti sipas raporteve dhe analizave të cilat po i bënë drejtoria e arsimit të kësaj komune është duke shkuar mjaftë mirë.

Madje nga kjo janë shumë të kënaqur edhe vetë mësimdhënësit dhe nxënësit e këtyre shkollave.

Këtë e ka thënë edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, e cila thotë se sipas raporteve që bëhen në baza javore kjo po pritet shumë mirë nga nxënësit pasi që ata janë shumë entuziastë dhe vijueshmëria e tyre po është me rregull.

Përveç këtyre tri shkollave, sipas Nagavcit me aktivitete të shtuara në formë të planifikuar kanë filluar edhe disa shkolla të tjera, të cilat i kanë kushtet dhe kapacitetet në aspektin e infrastrukturës fizike.

Nagavci: Edhe në dy shkolla tjera po mbahet mësimi githëditorë

“Tashmë në shkollën Pjetër Bogdani, në shkollën Dardania dhe disa shkolla të tjera kanë filluar të mbahen në formë të planifikuara dhe të rregullta këto orë shtesë. Mendoj që kjo është diçka e mirë se po shihet interesimi i nxënësve dhe besoj që pas analizës së rezultateve në fund të këtij viti do të shohim saktë se si do të vazhdojmë më tutje. Unë jam e sigurt se puna shtesë se vetëm se do të ofroj rezultate, pra nuk ka asgjë të keqe prej kësaj, por sigurisht varet prej kushteve shtrirja në të gjitha shkollat”, tha Nagavci.

Në shkollën “Faik Konica” në të cilën sivjet ka filluar vetëm me 2 paralele, me atë të klasave të treta dhe të gjashta, gjithçka është duke shkuar shumë mirë.

Sipas drejtoreshës së shkollës “Faik Konica”, Kumrije Kallaba-Sahiti, mësimdhënësit dhe nxënësit janë duke u angazhuar maksimalisht dhe kjo po bënë që gjithçka të shkojë siç duhet dhe po u ndihmon shumë vet nxënësve dhe prindërve të tyre.

Kallaba-Sahiti: Po iu ndihmon nxënësve dhe prindërve

“Ndoshta është pak lodhje për nxënësit, por është edhe një punë jashtëzakonisht e madh e sepse ju ‘ndihmon edhe tek prindërit që i kanë punët e tyre dhe angazhimi i tyre nuk do të jetë siç ka qenë më herët edhe me detyra e mësime sepse është mësimi shtues dhe plotësues, sepse iu ka ndihmuar në një mënyrë edhe prindërve dhe nxënësve që të mos shkojnë nëpër kurse të ndryshme varësisht për cilën lëndë, të gjitha këto janë mësimi plotësues edhe aktivitetet e lira, detyrat, po më tepër në orët e para është përqendrimi në lexim, që fëmijët sa më shumë të përqendrohen se si duhet të lexohet dhe të mësohet”, tha Kallaba-Sahiti.

Për këtë pajtohen edhe vet nxënësit të cilët thonë se nuk po e kanë problem që janë zgjatur orët e tyre.

Avdyl Morina, i cili është nxënës i klasës së gjashtë thotë se atyre po iu pëlqen shumë aktiviteti shtesë, pasi që ata po arrijnë të mësojnë më shumë e njëkohësisht të jenë më të lirë në shtëpi.

Morina: Është një mësim shumë i mirë

“Është një mësim rregullisht shumë i mirë, po na pëlqen më shumë se po kemi kohë më shumë të bëjmë detyra në shtëpi po jemi më të lirë. Po kemi çdo orë me arsimtar të ndryshëm të cilët nuk i kemi takuar asnjëherë, por po kemi mësime edhe shumë interesante... Po ka sukses shumë, po mësojmë më shumë, po bëhemi klasë të mira, edhe ata që po kanë probleme po bëhen edhe më të mirë”, tha Morina.

Alban Vukbalaj, i cili është në klasë të tretë në këtë shkollë thotë për KP se është shumë më mirë që qëndrojnë më gjatë.

Vukbalaj: Pak më vështirë por gjithsesi është mirë

“Po na ndihmon më shumë se tani e shikojnë krejt se sa dimë ne dhe po mësojmë gjëra të reja, kështu që mirë është. Pak më vështirë por gjithsesi është mirë të qëndrojmë më gjatë”, tha Vukbalaj.

Angazhimi i nxënësve në orë shtesë ka filluar të aplikohet që nga tetori vetëm në tri shkolla të Komunës së Prishtinës, në shkollën Model, Faik Konica dhe Afrim Gashi në Hajvali.

Nëse gjithçka shkon siç është paraparë gjatë këtij viti shkollor, në vitin tjetër do të përfshihen edhe më shumë shkolla, varësisht prej kapaciteteve fizike që kanë ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat