Zëdhënësi i VV’së thotë se Albin Kurti nuk është thjesht njeri

Kosova

Zëdhënësi i VV’së thotë se Albin Kurti nuk është thjesht njeri

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 15:46

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e ka lartësuar ish-liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin pas arrestimit të tij. Ai ka thënë se Albin Kurti nuk është vetëm një njeri
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Albin Kurti është një ide e cila sa më shumë sulmohet aq më shumë rritet.

“Duke e arrestu Albin Kurtin, na shndërruan të gjithëve në Albin Kurta. Albini nuk është thjesht një njeri. Është një ide. Një ide që sa më shumë të sulmohet, aq më tepër rritet”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se “Zajednica” nuk do të kalojë.

"Zajednica" mund të kalojë, vetëm mbi trupat tonë. E trupat tonë janë aq shumë, sa që s'kalohet dot mbi të gjithë. Rrjedhimisht, "Zajednica" nuk do të kalojë”, përfundon postimi i Krasniqit.

Ndryshe, në mesin e të arrestuarve dje, ka qenë edhe Frashër Krasniqi – zëdhënës në Vetëvendosje. Më pas ai është liruar se bashku me 34 aktivistë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat