Qeveria ka iniciuar ekspertizë ndërkombëtare për demarkacionin me Malin e Zi

Kosova

Qeveria ka iniciuar ekspertizë ndërkombëtare për demarkacionin me Malin e Zi

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 13:43

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar gatishmëri për të biseduar rreth shqetësimeve të subjekteve opozitare. Në këtë drejtim, Qeveria është duke pritur interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, si dhe ka iniciuar ekspertizë ndërkombëtare për procesin e përkufizimit të vijës kufitare ndërmjet vendit tonë dhe Malit të Zi, duke siguruar ballafaqimin e argumenteve të Komisionit shtetëror dhe të opozitës.

Prandaj, Qeveria vlerëson se askush, andaj as opozita, nuk duhet të frikësohet nga e vërteta, por çdonjëri duhet të ballafaqohet me të.

Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, çdo përpjekje për të përdorur këto procese të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë, për qëllime politike e partiake, është e papranueshme”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat