Avokatja e Kurtit dorëzon të hënën ankesën ndaj masës së paraburgimit

Kosova

Avokatja e Kurtit dorëzon të hënën ankesën ndaj masës së paraburgimit

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 12:40

Avokatja mbrojtëse e deputetit të arrestuar Albin Kurtin, e caktuar sipas detyrës zyrtare, Hedije Ademi, ka bërë të ditur se të hënën pritet ta dorëzojë ankesën ndaj caktimit të masës së paraburgimit për deputetin e Vetëvendosjes.

Ademi ka bërë të ditur se ankesën, sipas ligjit, ka të drejtë ta parashtrojë brenda 24 orëve pas marrjes së vendimit për paraburgim dhe si të tillë, ajo ka thënë se ankesën do ta dorëzojë të hënën.

Gjykata Themelore në Prishtinë mbrëmë i ka caktuar deputetit Albin Kurti masën e paraburgimit prej 30-të ditësh. Sipas Gjykatës, masa e paraburgimit ndaj të pandehurit është caktuar për arsye se ndaj të njëjtit kanë filluar hetimet për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale: Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengimi i personit zyrtar.

Deputeti Kurti është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, në rrethinën e Podujevës.

Ndërsa mbrëmë më shumë se 50 aktivistë të LVV-së janë mbajtur deri pas orës 1 pas mesnate në Gjykatën për Kundërvajtje, ku pas marrjes në pyetje shumica prej tyre janë liruar.

>> Albin Kurtit i caktohet masa e sigurisë, paraburgim 30 ditë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat