Erzen Vraniqi: Dje pushteti tregoi se ka frikë nga Vetëvendosje

Kosova

Erzen Vraniqi: Dje pushteti tregoi se ka frikë nga Vetëvendosje

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 10:45

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se intervenimi i djeshëm i policisë, numri dhe armatimi i policëve, demolomi i zyrave etj, tregon se frika e pushtetit është e madhe.

Vraniqi ka thënë se do të vazhdojnë të jenë makthi i tyre deri në realizimin e sovranitetit, transmeton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Vraniqit:

“Intervenimi i djeshëm, dhuna, egërsia, numri dhe armatimi i policëve, demolimi i zyreve, arrestimi i të gjithëve që ishin brenda, tregon se sa e madhe është frika e pushtetit nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Po të mundnin mbrëmë edhe ndërtesën do ta arrestonin!! Lemerinë e tyre nga ne po mundohen ta mundin me tmerrin mbi ne.
Por nuk ka shpëtim…ne do të vazhdojmë të jemi makthi i tyre! Deri në realizimin e sovranitetit! Deri në bërjen e Republikës! Deri në zëvendësimin e Albinit me ta në burgun e Dyzit!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat