​Haxhiu: Këto janë shqelmat e fundit të IsaHashës

Kosova

​Haxhiu: Këto janë shqelmat e fundit të IsaHashës

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 23:02

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj së cilës është lëshuar një fletarrest për veprimet e saj gjatë seancave të Kuvendit të Kosovës, nga arratia ka reaguar në Facebook me një status në Facebook.

Ajo ka shkruar se kësaj bande kriminale po i vije fundi, dhe sipas saj nuk do të vonojë kur kjo klasë politike do të përgjigjet për të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar Republikës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Haxhiutt, vendndodhja e së cilës nuk dihet:

Nuk ka më asnjë fije dyshimi se kësaj bande kriminale po i vie fundi dhe nuk do të vonojë shumë kur kjo klasë e fëlliqur politike do të përgjigjet për gjitha dëmet që ia sjellën Republikës dhe qytetarëve!

Përgjakja e aktivistëve, dhuna brutale, arrestimet e deputetëve dhe aktivistëve, bastisjet e paligjshme, thyerja e selisë, terrorizimi që po ja bëni qytetarëve, do të ju kthehet bumerang!

Këto janë shqelmet e fundit të IsaHashës. Pushteti nuk mbahet me kërbaç, JO!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat