​95 protestues në stacionin policor

Kosova

​95 protestues në stacionin policor

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 20:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se 95 persona, që ishin pjesë e protestës së sotme përpara zyrave të Lëvizës Vetëvendosje, janë shoqëruar për në stacionin policor

Zëdhënësi Baki Kelani, në një konferencë për media në orët e mbrëmjes tha se gjatë operacionit policor që patën sot në zyrat e këtij subjekti politik, ku po kërkonin ta arrestonin Albin Kurtin, janë gjuajtur me gjëra të ndryshme nga aktivistët, e edhe me sprej dhe gaz.

Nga aksioni i sotëm sipas Policisë, mbetën të lënduar katër protestues, dy policë rëndë, dhe disa zyrtarë tjerë të Policisë.

Kelani, tha se çdo veprim që ka ndërmarrë sot Policia e ka bërë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe duke u thirrur në urdhër-arrestin që tash e sa ditë e kanë për Albin Kurtin dhe dy deputetë tjerë të këtij subjekti.

Gjatë manifestimit që tre partitë opozitare mbajtën sot në sheshin e Prishtinës, në binë u shfaq edhe vet Albin Kurti, i kërkuari nga organet e drejtësisë për shkak të veprimeve në Kuvendin e Kosovës, duke hedh gazin lotsjellës aty.

Kjo bëri, q ë pas manifestimit, policia të ndërmarrë një aksion në zyret e VV-së, që rezultoi me arrestimin e të kërkuarit.

Siç tha Kelani, aty u përballën me një numër të madh aktivistësh që provuan të pengonin arrestimin e Kurtit.

Baki Kelani: Në zyret e VV-së policia u gjuajt me gaz

“Policia e Kosovës, në momentin e hyrjes në objektin e selisë Vetëvendosje, për ta shoqëruar personin I cili kërkohej me urdhër arrest, aty ka hasur në një rezistencë të fortë nga një numër I madh I personave që kanë qenë Brenda në objekt, ai numër I personave la qenë jashtëzakonisht I dhunshëm duke hedhur gjësende të ndryshme në njësitet e policisë që kanë hyrë Brenda në objekt, duke hudhë mjete të forma, shkopinj, mjete të metalta, karrige, tavolina, deri tek përdorimi edhe i sprejit dhe gazit , drejt zyrtarëve që kanë hyrë Brenda në objekt. Përkundër të gjitha këtyre, zyrtarët tanë kanë realizuar urdhër arrestin dhe e kanë shoqëruar zotrin Kurti për në organet e drejtësisë”, tha ai.

Gjatë intervenimit të policisë, brenda dhe jashtë ndërtesës së VV-së, pati edhe të lënduar.

Baki Kelani: 95 persona në stacion policor

“95 persona janë shoqëruar për në stacionin policor për intervistim dhe procedura të mëtejme. Si pasojë e dhunës që është shfaqë Brenda në objekt dhe jashtë objektit të selisë së VV-së, informatat janë për katër persona t ë lënduar nga ana e protestuesve apo pjesëmarrësve dhe dy zyrtarë policorë që janë rëndë, dhe zyrtarë tjerë të policisë që janë me lëndime të lehta”, tha ai.

Zyrtarë të lartë të VV-së, thanë se kanë kërkuar nga policia urdhrin për bastisje në zyrat e Vetëvendosjes por se nuk ka pasë një të tillë, derisa Kelani tha se veprimet i kanë ndërmarrë konform urdhër-arrestin që e posedojnë.

Por Kelani nuk pranoi të jenë përdorur plumba goma gjatë operacionit.

Pas manifestimit në shesh, Albin Kurti u nis drejtë zyrave të VV-së, ku rreth orës 16:00 u arrestua nga Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat