​Shpërndahen protestuesit, policia ende mban pozicionet e mëhershme

Kosova

​Shpërndahen protestuesit, policia ende mban pozicionet e mëhershme

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 20:29

Protestuesit aktivistë të VV-së që po qëndronin para ndërtesës së KQZ-së, që qon ka selia e Vetëvendosjes, tashmë janë shpërndarë.

Janë vetëm policët ata të cilët ende janë duke i mbajtur të bllokuar rrugët që shpien për tek objekti i Vetëvendosjes. Para tyre po qëndron edhe më tej kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me disa kolegë të tij, të cilët janë në pritje që policia tu hapë rrugë për të shkuar ata në zyret e partisë.

Glauk Konjufca i VV-së, tha se këtë ditë feste e prishi Qeveria me intervenimin e dhunshëm ndaj VV-së.
“Policia ka hyrë me pushkë automatike në VV dhe kanë maltretuar aktivistët duke i përplasur për dysheme. Këto pamje mund ti shohësh vetëm në Siri e jo në një vend demokratik”, tha Konjufca.

Pak minuta më parë Shpend Ahmeti ka postuar një status në Facebook me anë të së cilit njofton se aktivistët e VV-së janë shpërndarë të qetë.

Në pritje për tu larguar policia dhe për të hyrë në zyret e VV-së janë duke qëndruar edhe anëtarë të AAK-së. A hemt Isufi nga ky subjekt politik tha se këtu ndodhemi për të treguar se ne jemi të bashkuar më shumë se kurrë. “Kjo qeveri ka humbur arsyen dhe duhet të bij sa më shpejt”, tha Isufi.
Sipas tij vullnetin e popullit nuk ka mundur ta nënshtroi askush, e nuk do të munden ta bëjnë as pushteti i sotshëm.

Nga Bilall Sherifi nga NISMA tha se Qeveria e filloj fazën e dytë të terrorit ndaj opozitës. “Ky është një projekt për ta shtypur opozitën”, tha Sherifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat