​Ahmeti: Aktivistët janë shpërndarë të qetë

Kosova

​Ahmeti: Aktivistët janë shpërndarë të qetë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 20:17

Kryetari Shpend Ahmeti ka postuar një status në Facebook me anë të së cilit njofton se aktivistët e VV-së janë shpërndarë të qetë.

Postimi i Ahmetit:

Aktivistët u shpërndanë të qetë. 200 policë ende mbajnë të bllokuar rrugën “Luan Haradinaj” dhe nuk më lejojnë të shkoj afër zyrave të VV ku gjinden Visar Ymeri dhe aktivistë të tjerë që ende nuk janë arrestuar.

Gazetarja jonë nga tereni nofton se Ahmeti bashkë me disa bashkëpunëtorë ka qëndruar deri vonë para kordonit të policisë me kërkesën që ata të zhbllokojnë rrugën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat