​Shqiptarët e veriut festojnë 28 Nëntorin në shtëpi

Kosova

​Shqiptarët e veriut festojnë 28 Nëntorin në shtëpi

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 18:35

Edhe pse Komuna në jug të Mitrovicës me rastin e 28 Nëntorit ka organizuar disa veprimtari festive, nëpër rrugë vërehen pak qytetarë, ndërsa në veri të këtij qyteti shqiptarët që kjo datë i lidhë me shumë festa historike, nuk vërehen fare nëpër rrugë dhe festojnë në shtëpitë e tyre.

Ata thonë se komuna e Mitrovicës nuk po bënë asgjë për ta.

Bashkim Cimili, banor i ‘Lagjes së boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës, tha për Kosovapress se shqiptarët e veriut këtë ditë e festojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Sipas tij, Komuna në jug nuk ka bërë asgjë për shqiptarët e veriut, që të paktën edhe në atë pjesë të vendit të ndjehet kjo festë e madhe.

Cimili: Nuk kemi mbështetje institucionale as për festë

“Po si në çdo vend ku ka shqiptarë, pra në të gjitha trojet shqiptare, edhe në veriun e Mitrovicës banorët shqiptarë e festojnë 28 Nëntorin këtë datë të madhe, por nëpër shtëpitë e tyre dhe në mënyrë individuale… Mund të them se nuk ka asnjë mbështetje institucionale për këtë festë të madhe që të ndjehet ajo në veri”, ka thënë Cimili.

Edhe Fatime Hyseni ka bërë të ditur se fatkeqësisht prej pas luftës jo vetëm 28 Nëntori, por asnjë festë shqiptarët nuk kanë mundësi ta festojnë ashtu siç duhet në atë pjesë të qytetit.

Hyseni: Në veri që nga paslufta nuk festojmë

“Sa i përket pjesës veriore, asnjë festë e shqiptarëve atje nuk festohet. As festa e Bajramit bile nuk festohet… shumë thjeshtë… prej pas lufte asnjëherë” tha për Kosovapress Hyseni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat