Deda: Zgjidhje me polici e arrestime nuk ka

Kosova

Deda: Zgjidhje me polici e arrestime nuk ka

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 16:41

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka komentuar në lidhje me arrestimin e Albin Kurtit, bashkëpartiakut të tij.

Deda thotë se ky veprim nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës politike në vend.

“Me polici e arrestime nuk zgjidhet kriza politike. Arrestimi i Albinit pa zgjidhje politike të problemit politik e thellon këtë krizë edhe më shumë. Një ditë do të ketë zgjidhje, shpresoj që nuk do të paguajmë çmim të madh”, ka thënë Deda në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat