Haziri: Tani do të ndjehemi më të çliruar shpirtërisht...

Kosova

Haziri: Tani do të ndjehemi më të çliruar shpirtërisht...

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 16:29

Sot edhe edhe zyrtarisht është përuruar kompleksi i dëshmorëve në Gjilan. Me këtë rast përurimi, i pari i komunës, z. Lutfi Haziri tha se jemi vonuar bukur shumë për të qetësuar të gjallët, por tash e tutje ndihemi më të çliruar pasi që ky vend tash e tutje do të quhet “Kodra e Dëshmorëve, martirëve, heronjve të Anamoravës”. Para shumë personaliteteve është përuruar kompleksi i varrezave të dëshmorëve të qyteit, Gjilanit.

Lutfi Haziri duke prerë shiritin tha se ndihet shumë më i çliruar pas këtij momenti pasiqë, siç shtoi ai, jemi vonuar për të qetësuar të gjallët që ua kemi për borxh këtë kompleks. “Kjo kodër trash e tutje do të quhet kodra e heronjve, martirëve, dëshmorëve, patriotëve të Anamoravës.

Në këtë kodër prehen të qetë gjenerata e breza të tërë që flijuan më të shtrenjtën për ne sot që po e gëzojmë këtë ditë. Kjo kodër e gjakut po nderon edhe të gjallët dhe ne tani do të kujdesemi që edhe njerëzve të gjallë dhe atyre familjeve që kanë sakrifikuar gjithçka t`i nderojmë siç ishte rasti me Hanife Malën e Rexhep Berishën”, tha z. Haziri. Po ashtu z. Haziri tha edhe këtë se, në 28 nëntorin e ardhshëm do të përfundojnë edhe punimet finale të këtij kompleksi. Kurse Ahmet Isufi, ish komandant i Zonës Operative të Karadakut, tha se gjakimi për liri e shtet ka vazhduar me qindra vjet duke nisur nga Skënderbeu, Ismajl Qemajli, Adem Jashari e deri tek UÇK-ja.

Në emër të shoqatave të luftës foli Ahmet Daku, i cili falënderoj pushtetin komunal për kujdesin që ka treguar për kompleksin e dëshmorëve këtu në Gjilan.T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat