Ymeri: Pushteti po na e sjell Serbinë në Kosovë

Kosova

Ymeri: Pushteti po na e sjell Serbinë në Kosovë

Nga: Mimozë Lakna/Arben Sylejmani Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 14:35

Kryetari i VV-së Visar Ymeri, tha se pushteti i Isa Mustafës po na e sjellë Serbinë në Kosovë. Ju sot këtu e manifestoni republikën.

Aai tha se nuk mund të pranohet Serbia as në Gjilan e as në Mitrovicë, as Malin e zi ne Pejë. Ne sot jemi të bashkuar si komb! Urime Republika që e mposhtë Tiraninë.

Ndërkaq masa po kërkon që edhe Albin Kurti ta marr fjalën! “Pushtetit po na e sjell Serbinë Kosovës dhe po ia falë territore Malit të Zi”, tha Ymeri.

Por sipas tij opozita janë të vendosur dhe marrin frymë në nëntorin e gjallë ndërsa pushteti sheh ëndrra me nëntorin e vdekur.

“Republika jonë do të jetë republikë për bashkimin e jo e republikës”, tha Ymeri.

Ai u tha protestuesve të mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” se ju jeni ata që do ta parandalojnë Asociacionin e Komunave Serbe dhe marrëveshjen për Demarkacionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat