Ish-luftëtarët e UÇK-së: Të festojmë duke i nderuar të rënët, jo me protesta e dhunë

Kosova

Ish-luftëtarët e UÇK-së: Të festojmë duke i nderuar të rënët, jo me protesta e dhunë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 13:45

Ish komandantë të Betejës së Kosharës dhe bashkëluftëtarë të të rënëve në këtë betejë kanë bërë sot homazhe pranë varrezave të heronjëve në Koshare. Të rreshtuar para varreve të tyre, ata kanë përçuar dhe një mesazh:

“Ta festojmë këtë feste duke i nderuar ata të cilët dhanë jetën për këtë liri, jo me protesta e dhunë!”, thuhet në postimin e bërë në rrjetin social në Facebook nga bashkëluftëtarët e të rënëve. Beteja e Kosharës e zhvilluar gjatë vitit 1999, është e njohur si një ndër betejat më të njohura dhe më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ushtrisë serbe. Në këtë betejë kanë rënë heroikisht 114 dëshmor, si dhe shumë trima të tjerë kanë humbur gjymtyrët e trupit, për të vetmin ideal largimin e murit ndarës në mes shqiptarëve, pra thyrjen kufirit shqiptaro-shqiptar.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat