VV: Urime 28 Nëntori!

Kosova

VV: Urime 28 Nëntori!

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 13:13

Vetevendosje u uron qytetareve 28 Nentorin.

Ne vazhdim urimi i VV:'

28 Nëntori është dita që shënon më shumë se çdo ditë tjetër publiken shqiptare. Në këtë datë përkujtojmë përballjet historike të një populli të vogël me perandori të mëdha, me tiranë mizorë e me aparate shtetërore të fuqishme.

Flamuri që i mbetet shqiptarëve prej kësaj date është flamur i patregtueshëm, i pakëmbyeshëm, i paharrueshëm.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ua uron të gjithë shqiptarëve Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Kjo Pavarësi do të mbetet një projekt që thërret në angazhim, deri në ditën që do të plotësohet amaneti i firmëtarëve të saj.

Ky 28 Nëntor i thërret shqiptarët në Prishtinë për të kundërshtuar vazhdimin e copëtimit të trojeve tona. Bashkë me qytetarët e mbarë Kosovës, bashkë me pjesëmarrës nga Shqipëria, nga trojet në Maqedoni, Luginë, Mal të Zi, e ata nga diaspora, ne do të manifestojmë për Republikën e Kosovës si vazhdim i projektit të 1912.

Ata që thonë se Kosova nuk është shtet i shqiptarëve përgjigjen do ta marrin në secilin nëntor. Shqiptarët nuk pranojnë epërsi apo shtypje prej askujt, dhe askënd nuk duan ta diskriminojnë.

Takohemi së bashku në orën 14:00 në Sheshin Zahir Pajaziti, për Ditën e Flamurit, për sovranitet, për barazi mes kombeve, për demokraci, për drejtësi, për gjithëpërfshirje.'

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat