Shënohet 28 Nëntori në Ferizaj

Kosova

Shënohet 28 Nëntori në Ferizaj

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 12:46

Me homazhe në varrezat e qytetit në Ferizaj u shënua 103 vjetori i shtetit shqiptar. Paraprakisht një lum i gjatë njerëzish, në ballë të të cilit ishin drejtues të pushtetit lokal, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, veteranë, invalidë të luftës e familjarë të dëshmorëve, janë përkulur para shtatores së komandantit të shquar, Rexhep Bislimi, për të vazhduar më pas me homazhe para pllakës kushtuar 5 dëshmorëve të rënë në Tanushë të Gostivarit.

Strukturat udhëheqëse të Komunës së Ferizajt, me homazhe kanë nderuar edhe dëshmorin Naim Beka-Sokoli, ndërkaq po ashtu janë përkulur para shtatores së ngritur në bronzë të dëshmorit Afrim Kalanica.

Me homazhe janë nderuar edhe 62 dëshmorët që pushojnë të qetë tek Varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se në këtë forme po nderohen të gjithë dëshmorët e luftës së fundit në Kosovës, pran ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kanë qenë pjesë rrjedhëse e të gjitha luftërave që ka zhvilluar populli shqiptarë në histori.

“Ne po e shënojmë këtë festë me rezultatet të mëdha, por edhe me sfida të mëdha, për shkak se ne kemi kaluar nëpër periudha të ndryshme në të cilat sigurisht që interesi qytetarë do ishte ai që do të na motivonte për punë, siç ka qenë motiv edhe i dëshmorëve, lufta për liri dhe pavarësi. Ne me këtë akt po nderojmë dëshmorët tanë në mënyrë simbolike, po nderojmë të gjithë ata që janë fliju për flamur, për liri kombëtare dhe për shtet”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se nëpër kohërat nëpër të cilat po kalon Kosova, janë produkt i demokracisë.

“Ndërkaq sa ju takon kohëve nëpër të cilat po kalojmë, natyrisht që këto janë produkt i demokracisë që të ndjej dhe ta shpreh festën, t’i urojë dhe të përgëzojë vetën dhe të tjerët, por unë nuk jam idhëtar i asaj që zgjidhjet të bëhen përmes rrugës. Mendojë që ne kemi një shtet dhe kemi institucione stabile të cilat sidomos në këtë ditë feste duhet të reflektojnë pozitivisht, por unë shpresojë që edhe protestat që janë organizuar do të kalojnë në mënyrë dinjitoze dhe mendoj se mesazhi për Bashkimin Evropian si faktorë stabilite ti në Kosovë, partner e miq tanë ndërkombëtarë do ta kuptojnë që shqiptarët do t’i kthehen vetvetes, ndërtimit të shtetit dhe proceseve integruese të cilat i kanë hapur rrugë Kosovës për krijimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit, nga e cila vetëm në Kosovë do të vinë mbi 600 mijë euro që është një hap i vogël, por hapa të tjerë të mëdhenj që e presin Kosovën”, është shprehur kryetari Svarqa, duke uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 nëntorit.

Qytetarët ferizajas me rastin e festës së 28 nëntorit i ka uruar edhe nënkryetari i komunës, Xhavit Zariqi si dhe kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve në Ferizaj Gafurr Bytyqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat