Thaçi uron 28 nëntorin: Zoti ju bekoftë juve dhe Republikën e Kosovës

Kosova

Thaçi uron 28 nëntorin: Zoti ju bekoftë juve dhe Republikën e Kosovës

Nga: H.O. Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 10:02

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e festës së flamurit. Thaçi thotë se shumë gjenerata janë sakrifikuar që të valojë flamuri, të shprehemi lirshëm, të kemi të drejtën e votës e institucionet tona.

“Shumë gjenerata sakrifikuan të kemi të drejtën ta valojmë flamurin, të shprehemi shlirë, të kemi të drejtën e votës, të kemi Kuvend ku kuvendojmë, t'i kemi institucionet tona. Këto të drejta asnjë okupator, asnjë dhunues kurrë nuk do t'na tjetërson sepse kemi obligim t'i ruajmë edhe për gjeneratat që vijnë. Të gjithë shqiptarëve kudo që janë urime Dita e Flamurit, festoni në paqe dhe dashuri me njëri-tjetrin. Zoti ju bekoftë juve dhe Republikën e Kosovës. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat