Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë vendoset në Prishtinë (Foto)

Kosova

Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë vendoset në Prishtinë (Foto)

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 09:46

Para shtatores së Ismail Qemailit në Prishtinë, Partia Demokratike e Kosovës, ka vendosur pllakën me emrat e nënshkruesve të deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Vënia e kësaj pllake ka për qëllim që të nderohen nënshkruesit e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe që në këtë mënyrë gjeneratat e ardhshme të dinë për njerëzit që nënshkruan deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Zëvendës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, tha se vendosja e pllakës po bëhet për të kujtuar njerëzit që qenë nënshkrues të deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

“Kjo pllakat ka për qëllim përkujtimin e gjithë arkitektëve të Pavarësisë së Shqipërisë, gjithë nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe në mënyrë që ne të mund t’i nderojmë këta këtu edhe gjeneratat tjera që vijnë të jenë të vetëdijshëm për personat, për arkitektët që janë nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë”, tha Hoti.

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, veç vendosjes së pllakës kanë vendosur edhe flamurin pranë shtatores Ismail Qemaili. Në fund të këtij aktivitetit ata mbajtën edhe një minutë heshtje para shtatores.

Për nder të 28 nëntorit të rinjtë e PDK-së kanë organizuar edhe aktivitete tjera. Ata në ora 10:30 në Prishtinë përballë sheshit “Adem Jashari”, do të bëjnë thirrje që në këtë shesh të vendoset shtatorja e “Adem Jasharit”, siç tha ai Prishtinës po i mungon kjo shtatore.

Pastaj ata do të vizitojnë familjen Jashari në Prekaz, dhe varrezat, si dhe aktivitetin e tyre do ta përfundojnë duke vizituar familjen e mësuesit të parë të rënë për lirinë e Kosovës në luftën e fundi të UÇK-së, mësuesi Halit Geci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat