S’ka Asociacion pa zhbërjen e strukturave paralele

Kosova

S’ka Asociacion pa zhbërjen e strukturave paralele

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 23:30

Kosova ka kushtëzuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me shpërbërjen e plotë të strukturave paralele të Serbisë në veri të vendit.

Qeveria e Kosovës është e vendosur që të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të zbatojë marrëveshjet me shtetin fqinjë. Por, sipas Qeverisë, në qoftë se nuk do të ketë shpërbërje të plotë dhe të verifikuar të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, qëllimi i dialogu do të minohet.

Ka një varg kritikash ndaj Serbisë për mos zbatim të marrëveshjeve, madje edhe pengim për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Të gjitha këto kritika Qeveria i ka dorëzuar me anë të një raporti në Bruksel. Qeveria shprehet e brengosur për mos shpërbërjen e strukturave paralel në veri të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat