Veseli: Hashim Thaçi koka e PDK-së dhe Presidenti i ardhshëm i Kosovës

Kosova

Veseli: Hashim Thaçi koka e PDK-së dhe Presidenti i ardhshëm i Kosovës

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 23:06

Kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli thotë se Hashim Thaçi do të jetë Presidenti i ardhshëm i Kosovës dhe se sipas tij, është më meritori për këtë.

Veseli tha se Thaçi është lideri më i votuar në Kosovë, dhe lavdëroi punën e Atifete Jahjagës, që sipas tij, do e përfundon mandatin e saj kushtetues.

Në një intervistë në RTV 21, kur foli për mundësin që vet të bëhet kryetar i PDK-së, tha se ka procedura
“Nëse kolegët më japin përkrahje mund të ndodh”, tha Veseli.

E nuk hezitoi të pranonte që Hashim Thaçi është koka e PDK-së, kur u pyet nëse ka krahë të ndryshëm në këtë subjekt.

“PDK-ja ka shumë krahë sepse ka funksionim të lirë, por ka vetëm një kokë. Ajo kokë është Hashim Thaçi”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat