Sherifi: Po të isha në vend të Kurtit, nuk do të kisha marrë nesër pjesë ne manifestim! (Video)

Kosova

Sherifi: Po të isha në vend të Kurtit, nuk do të kisha marrë nesër pjesë ne manifestim! (Video)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 22:27

Sekretari i partisë Nisma për Kosovën, ka thënë se po të ishte në vend të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nuk do të merrte pjesë në manifestim.

Sipas tij, Kurti ka dy muaj që po mundohet që të vetëdijesoj qytetarët e Kosovës për pasojat që mund të sjellin dy marrëveshjet ajo e Asociacionit dhe demarkacionit me Malin e Zi.

Bilalli këto komente i ka bërë në emisionin “Kontakt”, ku ka ftuar Policinë e Kosovës që të ndihmojnë në mbarëvajtjen e procesit të manifestimit.

Bilalli, duke folur për manifestimin e 28 nëntorit, ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet për një manifestim paqësor. Ai nuk la pa komentuar edhe thirrjen e seancës më 30 nëntor, duke thënë se Kryesia parlamentare përderisa nuk bën përpjekje për të dalë nga kriza po gabon që thërret seancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat