Thaçi votohet për president në muajin shkurt (Video)

Kosova

Thaçi votohet për president në muajin shkurt (Video)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 20:50

Qysh në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, deputetët e Kuvendit të Kosovës, pritet të vendosin për postin e presidentit të vendit. Ardian Arifaj, këshilltar i kreut të PDK-së, Hashim Thaçi ka konfirmuar për Tribuna Channel se Hashim Thaçi do të kërkoj votën e deputetëve për president në muajin shkurt, dy muaj para se t’i skadoj mandati presidentes, aktuale, Atifete Jahjaga.

E nga ana tjetër, Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, presidenti i ri mund të zgjidhet në muajin shkurt. Sipas tij, në bazë të dispozitave aktuale, presidenti i ri dueht të zgjedhet më së largu më 7 mars një muaj para përfundimit të mandatit të presidentes aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat